AKK: Serbia shkeli marrëveshjen për përfaqësim rajonal
Transmetuar më 15.06.2012 10:32
Prishtinë, 15 qershor 2012, NOA - Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se Kosova po përfaqësohet me të drejta të barabarta dhe me flamurin e shtetit në Konferencën Rajonale, të organizuar nga NALAS-i (Rrjeti i Asociacioneve të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore), që po mbahet në Tulcea të Rumanisë.

Përmes një njoftimi për media, ky asociacion, bën me dije, se përfaqësuesit e Serbisë nuk janë duke marrë pjesë.

Pjesëmarrja e Kosovës si shtet në takimet rajonale, me gjithë marrëvshjen e arritur në Bruksel, ka hasur në kundërshimin e Beogradit zyrtar.

Një ditë më parë, ministri në largim i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremiq ka thënë se “aty ku është Serbia, nuk mund të jetë Kosova”.

Ndërsa, shefi negociator serb, Borko Stefanoviq, ka thënë se Serbia do të largohet nga çdo takim, po që se zyrtarët kosovarë, në tabelën përpara, nuk e kanë të shkruar të plotë fusnotën, që mundëson pjesëmarrjen në takimet rajonale.

Ndryshe, Kosova në takimin e Rumanisë përfaqësohet nga Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv Asociacionit të Komunave të Kosovës(AKK).

“Flamujt e të gjitha shteteve të Evropës Juglinodre përfshirë edhe të Kosovës, janë të pranishme në tavolinën e punës derisa përfaqësuesit e shtetit të Serbisë nuk janë duke marrë pjesë në këtë takim edhe pse janë anëtarë të NALAS-it, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Në këtë konferencë përveç tjerash po diskutohet rreth ndryshimeve klimatike - ndikimi në botë, sfidat dhe detyrat e obligimet që autoritetet lokale kanë në të ardhmen rreth kësaj çështje.

noa/rfe

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania