Elvana Gjata fiton Dancing With The Stars Albania 3, ja dhurata fantastike që mori
Transmetuar më 15.06.2012 02:06
Elvana Gjata u shpall mbrëmjen e së enjtes si fituesja e edicionit të trete të spektaklit Dancing With The Stars Albania. Kështu Elvana ka fituar çmimin e madh, një apartament luksoz, që e merr si një dhuratë fantastike përveç trofeut të “Dancing 3”, raporton noa.al.

Elvana garoi bashkë me pesë konkurrentë të tjerë deri në finale pas eliminimit më herët të bukurosheve Afërdita Dreshaj dhe Adelina Tahiri. Dy mikeshat ishin të larguarat e mbrëmjes gjysmëfinale te spektaklit të “Tring Dixhital” e “Vizion Plus”. Afërdita dhe Adelina dolën më pak të votuarat mes kombinimit te pikëve te jurisë dhe publikut, pa u përballur kështu ne sfidën “Dance Off”.

Në finale Elvana u përball me këngëtarin tjetër Vedat Ademi dhe fitorja në fakt ishte e vështirë pasi pikët e të dyve ishin shumë afër njëri-tjetrit.

Pas marrjes së çmimit, këngëtarja shprehu falënderime për ata që e mbështetën. “Jam jashtëzakonisht shumë e emocionuar. Ndjej që kam fituar me të vërtetë shumë. Kjo ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme që unë e prisja, sepse që e vogël kam dashur të merrem me balet. Dhe tani kam fituar një eksperiencë të jashtëzakonshme që do të vlejë në karrierën time ndaj i faleminderit publikut që më bëri të fitoja këtë garë sot”, - u shpreh plot emocione Elvana.

Fitues i çmimit të dytë, Vedat Ademi po ashtu ishte i kënaqur: “Ka qenë vërtetë eksperiencë e paharrueshme për mua. Dua të falënderoj familjen time në radhë të parë, dy prindërit e mi, dy vëllezërit e mi dhe motrën time. Sigurisht që të gjithë produksionin, përfshirë të gjithë stafin. Pa diskutim përshëndes jurinë që na ka mbështetur. Sigurisht falënderoj Enadën dhe Gertin”, – tha Ademi.

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

mimi Postuar me 2012-06-15 09:26:25
fitues me me merit do te ishte VEDATI po Kosovaret kan marre teper sipas mendimit te Shqiperis.........
lac Postuar me 2012-06-15 03:56:41
kot fare per mendimin tim e meritonte vedati

Për kë do të votoni më 23 Qershor?

PD- Partia Demokratike
PS- Partia Socialiste
LSI-Lëvizja Socialiste për Integrim
PDIU-Partia për Drejtësi dhe Integrim
PBDNJ-Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
FRD-Fryma e Re Demokratike
PR-Partia Republikane
AK-Aleanca KuqeZi

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania