Kombëtarja italiane ka 3 futbollistë gay, ja emrat
Transmetuar më 15.06.2012 01:41
Personat gay kanë ngjallur mjaft debate në të gjithë botën. Disa i pranojnë si njerëz normalë, e disa të tjerë nuk duan t’i kenë në shoqërinë e tyre. Por ndryshe ndodh kur ata janë në të njëjtin ekip futbolli.

Në ekipin Italian janë tre të tillë. Të paktën këtë gjë ka deklaruar gazetari italian Alessandro CeChi Paone.

Ai ka pohuar se në këtë ekip ka të paktën tre futbollistë gay.

Edhe vetë gazetari ka pranuar se ka tërheqje seksuale ndaj meshkujve dhe se ka pasur marrëdhënie intime me njërin prej lojtarëve të futbollit italian.

“Kam patur një marrëdhënie intime me një lojtar të kombëtares italiane dhe ai më ka rrëfyer se ka edhe të tjerë ndaj e di që janë edhe dy të tjerë”,- ka treguar gazetari italian duke turbulluar kështu tifozët.

Për më tepër, Paone i ka treguar hapur tre emra të njohur të futbollit që janë sipas tij gay: Sebastian Giovinco, Riccardo Montolivo dhe Ignazio Abate. Dhe duke dashur t'i vërë vulën pohimit të tij, ai ka treguar se në djeni për këtë treshe gay është edhe trajneri Cezare Prandelli. l.xh/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania