Vizita në Sanatorium, gjendja e Berishës s’është serioze
Transmetuar më 14.06.2012 20:54
Foto ilustruese, Kryeministri Sali Berisha
Tiranë, 14 qershor 2012, NOA-(Update) Kryeministri i vendit Sali Berisha i cili pasditen e sotme u ndal për një vizitë shëndetësore në Sanatorium, nuk ka probleme të rënda shëndetësore.

Burime zyrtare nga Sanatoriumi i thanë agjencisë noa.al, se pas kontrollit nga ana e mjekëve u konkludua se gjendja shëndetësore e Kryeministrit nuk është serioze dhe se pas vizitës ai u largua pa problem nga spitali.

Nga ana e bluzave të bardha të këtij spitali mësohet se shefi i mazhorancës është paraqitur në ambientet e këtij spitali për një kontroll rutinë si shkak e një viroze nga e cil a është prekur ditëve të fundit.

a.y/noa.al

 

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania