Pas vizitës në Sanatorium, kryeministri largohet për në shtëpi
Transmetuar më 14.06.2012 20:55
Kryeministri i vendit Sali Berisha u largua për në shtëpi pas një vizite mjekësore që kreu në ambientet e Sanatoriumit për t’u kontrolluar lidhur me një virozë që po kalon.

Burime zyrtare nga Sanatoriumi thanë për agjencinë e lajmeve noa.al, se pas konsultës së zhvilluar me mjekët e këtij spitali lidhur me shqetësimet e tij shëndetësore, z.Berisha është rikthyer në shtëpi.

Prej dy ditësh, kreu i Qeverisë ka qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të një viroze gripale të stinës. Për këtë shkak mendohet të jetë shtyrë edhe mbledhja e Qeverisë e parashikuar për t’u mbajtur ditën e djeshme si dhe aktivitetet e dy ditëve të fundit. a.y/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania