Një gjarpër gjigant në qytet
Transmetuar më 14.06.2012 23:16
Gjarpërinjtë janë zvarranikët më të frikshëm. Deri më sot kemi dëgjuar se ata qëndrojnë në pyje dhe zona të pabanuara shumë nga njerëzit.

Por duket se ‘kriza’ i ka detyruar ata të kërkojnë ushqim edhe brenda në qytet. Në Kinë është kapur një gjarpër plot 3.5 metra i gjatë dhe me një trashësi sa kofsha e një njeriu. Ai ishte duke ‘shëtitur’ i qetë rrugëve të një province në shtetin kinez, pikërisht në qytetin Hechi në Kinën Jugore.

Gjarpri ishte kapur duke kaluar shumë pranë shtëpisë së një personi, të cilit në pamje të parë i ishte dukur si dy pula së bashku. Më pas, i tërhequr nga ngjyrat ai është afruar dhe ka parë se ishte një gjarpër supergjigand, i cili rrinte i strukur në një qoshe. Për të ngordhur gjarprin gjigant është përdorur ujë me përmbajtje arseniku, i cili ka bërë që gjarpri të humbte reflekset për pak kohë.

l.xh/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania