Zgjimi herët mposht gjumashët, më të shëndetshëm dhe më të lumtur
Transmetuar më 14.06.2012 20:38
Toronto, 14 qershor 2012, NOA- Zgjimi i shpejtë gjithmonë është përfolur se ka vetëm dobi, por tani e konfirmon edhe shkenca.

Kush tenton të zgjohet shpejt dhe të jetë gati që në 7 të mëngjesit është më i gjallë, më i lumtur dhe madje edhe më rezistent në raport me sëmundjet, duke lënë mbas kështu gjithë gjumashët.

Këtë fakt e mbështet një studim në Toronto, i publikuar në revistën “Emotion”, ku mbështetet thënia popullore shkencore se kush zgjohet shpejt i shkon dita më mirë.

Në këtë studim thuhet se për ata që zgjohen vonë, siç raporton noa.al afër orës 11.00 ritmi i tyre biologjik është më i ngadaltë me botën dhe punën.

Ky studim është bazuar në  mosha të ndryshme dhe rezultati ishte i njëjtë për të gjithë, por u vu re se sa më të moshuar të ishin njerëzit, aq më shpejt zgjoheshin.

a.y/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania