Tiranë, 14 qershor 2012, NOA- Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë përshëndet dorëzimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave nga Komisionerja për Çështjet e Brendshme Ministres së Integrimit të Republikës së Kosovës që shënon fillimin e procesit që do të mundësojë lëvizjen pa viza të qytetarëve të Republikës së Kosovës drejt hapësirës Shengen.
“Dorëzimi i udhërrëfyesit shënon një ngjarje shumë të rëndësishme në agjendën integruese të Kosovës, dhe një hap cilësor drejt materializimit të perspektivës së pakthyeshme të saj evropiane. Ministria e Punëve të Jashtme është e bindur se institucionet e Kosovës do të përmbushin me shpejtësi dhe cilësi të gjithë detyrimet që përmban platforma e dorëzuar sot, duke dëshmuar aftësi e kapacitete të plota vepruese në drejtim të konsolidimit të përkatësisë evropiane të Repulikës së Kosovës dhe të të gjithë qytetarëve të saj”, thuhet në qëndrimin e MPJ, raporton noa.al.
Në vijim u theksua se kurorëzimi i suksesshëm i këtij procesi do të shënojë edhe shembjen e barrierës së fundit në lëvizjen pa viza të të gjithë qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt hapësirës Shengen.
a.y/noa.al

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: