Bashkia Tiranë: Zgjerim “Rrugës së Elbasanit”, me 6 korsi
Transmetuar më 14.06.2012 17:57
Rruga e Elbasanit
Tiranë, 14 qershor 2012, NOA- Nëpërmjet një deklarate për mediat Bashkia e Tiranës shprehet se kryebashkiaku Lulzim Basha i qëndron plotësisht dhe i vendosur projekteve të shpallura prej tij për një Tiranë të gjelbër.

Vetë Plani Urbanistik i hartuar dhe miratuar nga grupi strategjik, pjesë e të cilit janë edhe ata që sot folën për shkatërrimin e hapësirave të gjelbra parashikon parqe të reja, rikuperimin e atyre ekzistuese dhe shtimin e hapësirave të gjelbra nëpër blloqet e banimit anembanë Tiranës.

“Sa i përket deklaratave të bëra sot nga disa ambientalistë, bëjmë me dije se, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka nisur punën për zgjerimin e “Rrugës së Elbasanit”, një arterie e rëndësishme kombëtare. Kjo rrugë, nga Fakulteti Ekonomik deri tek rrethrrotullimi i Saukut, me gjatësi 1.7km, do të jetë me 6 korsi 2x8m me trafikndarëse prej 1.5m ku është parashikuar dhe gjelbërim si dhe me tortuarë në të dy anët e rrugës. Zgjerimi i kësaj rruge do të lehtësojë ndjeshëm trafikun, do të ulë koston e lëvizshmërisë, do të ndikojë në reduktimin e ndotjes dhe do të përmirësojë cilësinë e jetës banorëve të Tiranës. Zgjerimi i rrugës diktoi nevojën e ndërhyrjes në këtë pjesë të parkut. Specialistë të Bashkisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë që ndërhyrja në park të jetë sa më e vogël”, thuhet në reagimin e Bashkisë Tiranë, raporton noa.al.

Në vijim shtohet se çdo i interesuar, qoftë qytetar, ambientalist apo arkitekt, i ka dyert e hapura në Bashkinë e Tiranës për të marrë informacion për këtë çështje por dhe për çdo projekt që realizohet apo do të realizohet në Bashkinë e Tiranës.

Theksohet se përtej aludimin dhe lojës politike me këtë fakt,  Bashkia e Tiranës garanton çdo qytetar se numri i pemëve të prera për t’i hapur rrugë realizimit të këtij projekti të rëndësishëm dhe me impakt në cilësinë e jetës së qytetarëve të Tiranës do të dhjetëfishohet brenda këtij viti në ambiente të tjera të këtij parku.

a.y/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania