Prishtinë, 14 qershor 2012, 2012, NOA - Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndeti dorëzimin e shumëpritur të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, të ndërmarrë nga Komisioni Evropian, në koordinim me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Qeveria e Kosovës thekson përmes një deklarate se ky është një konfirmim i qartë që Kosova po shkon me hapa të sigurt drejt integrimit evropian dhe puna në këtë drejtim do të shpërblehet me përfitime konkrete për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh kënaqësinë që ky proces për përmbushjen e parakushteve për të arritur heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, i ofruar sot në Bruksel, është në pajtim me politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si dhe është i ngjashëm me procesin integrues të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Në deklaratë thuhet se “Qeveria e Kosovës zotohet se në mënyrë që ky proces të përmbyllet sa më shpejt, kërkesat përbrenda kapitujve, që kanë të bëjnë me sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufijve, rendin publik dhe sigurinë dhe të drejtat fuodamentale, si dhe kushteve të mbetura rreth ripranimit dhe riatdhesimin do t’i trajtojë si prioritet”.
Qeveria e Republikës së Kosovës falenderon të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në procesin e deritanishëm.
“Ky kapitull i procesit është përmbyllur falë përkushtimit të institucioneve të nivelit qendror dhe atij lokal në adresimin e sfidave që kanë të bëjnë me migrimin, sigurinë e dokumenteve, reformat në fushën e sundimit të ligjit, si dhe përmirësimin e kushteve për ripranim dhe ri-integrim të personave të riatdhesuar. Nga tani e tutje ky përkushtim do të jetë kyç në mënyrë që ky proces të shkojë përpara.
Dorëzimi i udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave u krye mesditën e të enjtes gjatë takimit mes Komisioneres për Punë të Brendshme, Cecilia Malmström me Ministren për Integrim Evropian të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Vlora Çitaku dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
Pjesë e këtij delegacioni kanë qenë edhe Kryetari i Komisionit parlamentar për Integrim Evropian, z.Lutfi Haziri, kryetarët e komunave, z.Qemajl Mustafa – Gjilan, z.Ali Berisha – Pejë, z.Haki Rugova – Istog dhe z.Bojan Stojanoviq – Graçanicë.
Sot në Bruksel mbahet edhe “Takimi i parë i Zyrtarëve të nivelit të lartë”, ku një delegacion i Komisionit Evropian i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm i Drejtoratit për Punë të Brendshme, Stefano Manservisi do të japë shpjegime të hollësishme rreth përmbajtjes së udhërrëfyesit.
Në këtë takim përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës do të prezantojnë arritjet e deritanishme në fushat që mbulon udhërrëfyesi, si dhe hapat në vazhdim që Qeveria e Kosovës do të ndërmarrë, në mënyrë që i gjithë procesi të përshpejtohet për të siguruar lirinë e lëvizjes për të qytetarët e Republikës së Kosovës në shtetet e Bashkimit Evropian.
mit/noa.al

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: