Ardian
Fullani
Foto
noa.al
LAJME DITE
Tiranë, 14 qershor 2012, NOA – Në kushtet kur kriza globale vazhdon të mbajë mbërthyer ekonomitë e botës, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani i bëri thirrje klasës politike shqiptare të ketë konsensus politik dhe të vërë si prioritet ekonominë mbi interesat politike të momentit, raporton noa.al.
Gjatë konferencës mbi kushtet paraprake për reformat ekonomike, guvernatori Fullani theksoi se për t’i bërë ballë krizës globale duhet konsensus mes palëve për përshpejtimin e reformave të rëndësishme për vendin, të kërkuara nga BE, si dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.
Mbi të gjitha sipas Fullanit, politika duhet të vërë në këtë moment ekonominë e vendit.
“Kriza e euros ka kaluar në nivelet e saj akute. Në botë janë shtuar shqetësimet në lidhje me financimin e borxhit publik dhe koston që ai ka. Ky fenomen përbën problem jo vetëm afatshurtër, por edhe afatgjatë. Forma e reagimit ndaj krizës ndryshoi nga një vend në tjetrin, ekonomitë që ruanin të freskëta të dhënat financiare reaguan shpejt dhe patën efekte të menjëreshme. Rajoni reagoi mirë ndaj krizës për shkak të reformave strukturore.
Shqipëria e përballoi shumë mirë krizën globale, pasi ka një sistem të konsoliduar fiskal”, theksoi Fullani.
Por, sipas tij Bankës Shqiptare ekonomia shqiptare mbetet në presion të tregjeve të huaja.
“Masat e tyre për të rritur konfidencën e bëjnë të vështirë transmetimin e politikës në ekonomi, shqetësojnë publikun, pengojnë sistemin të financojë ekonominë dhe pëlqimin e politikës në lehtësimin e kushteve monetare e financiare. Bankat Qendrore duhet të bëjnë gjithçka për të ruajtur ekuilibrat makro-financiarë dhe për të forcuar besimin e publikut”, nënvizoi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
mit/noa.al

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: