Eksporti i çimentos në Kosovë, Jaka: Kusari Lila të heqë taksën
Transmetuar më 14.06.2012 12:30
Nikolin Jaka Foto noa.al
Tiranë, 14 qershor 2012, NOA – Pas vendimit të Ministres së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Mimoza Kusari Lila për vendosjen e një tarife prej 35 % për çimenton e importuar, taksë që ka pasuar bllokimin e eksportit të çimentos nga Shqipëria, Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Shqipërisë Nikolin Jaka i bëri thirrje ministres kosovare të heqë këtë taksë dhe të marrë vendime të drejta për eksportin e çimentos, ashtu siç mori vendim për heqjen e tarifës për pataten, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Jaka theksoi se eksporti i çimentos drejt Kosovës është në ngërç të plotë, andaj ai i bëri apel Qeverisë Shqiptare të reagojë dhe të komunikojë me Qeverinë e Kosovës në mënyrë që të zgjerohet taksa e çimentos me qëllimin e partneritetit mes vendeve.

“Presim një reagim nga ministrja kosovare e Tregtisë për çimenton, siç reagoi edhe për pataten. Qeveritë e dy vendeve duhet të nxisin prodhuesit dhe sipërmarrësit e tyre. METE duhet të reagojë për të bërë një partneritet me qeverinë e Kosovës”, theksoi Jaka.

Kreu i Dhomës së Tregtisë bëri me dije se bizneset përballen me tarifa doganore të panevojshme mes dy vendeve, duke apeluar se duhet të stimulohen bizneset me qëllimin e unifikimit të tregut fiskal mes dy vendeve.

Ministrja e Tregtisë së Kosovës Mimoza Kusari Lila e ka argumentuar vënien e tarifës për eksportin e çimentos si një masë për të mbrojtur prodhimin vendas të Kosovës sa i përket produktit të çimentos.

Më herët për vendimin e ndërmarrë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës kanë reaguar edhe autoritetet të METE-s, të cilët thonë se do t’i drejtohen sekretariatit të CEFTA-s për shkeljen e kësaj marrëveshjeje.

Mes Shqipërisë dhe Kosovës ka një marrëveshje të Tregtisë së Lirë, që prej vitit 2003, që synon krijimin e një zone të tregtisë së lirë ndërmjet dy vendeve.

mit/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania