Qeveria shqiptare duket se ka vendosur t’i hapë rrugë dhënies së dy licencave të tjera për shërbimet e gjeneratës së tretë të telefonisë celulare ose siç njihen, 3G. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, ka nisur fazën e konsultimit publik, ku ndër pyetjet që i drejtohen operatorëve të interesuar është nëse dy licencat e mbetura duhet të jepen në të njëjtën kohë dhe cila mund të jetë vlera e përshtatshme për to.
Duket se Ministria e Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit do të heqë dorë nga procedura dhe çmimi i mëparshëm, pasi tenderi për dhënien e licencës së tretë dështoi në muajin Shkurt.
Shoqëria “Eagle Mobile” ofroi 3.55 milionë euro, ndërsa “Plus Communication” ofroi 2.2 milionë euro, ndërkohë që çmimi minimal i pranueshëm për kualifikimin e ofertave ishte 12.5 milionë euro. Ofertat e paraqitura në tenderin e fundit duket se do të jenë vlerat referuese për përcaktimin e çmimit minimal në tenderin e ri.
Konsultimi publik mbyllet në mesin e muajit Korrik dhe, në varësi të opinioneve të shprehura nga palët e interesuara, pritet që gjatë muajve në vijim të bëhet edhe shpallja e tenderit. Shqipëria ka tashmë dy operatorë 3G, Vodafone dhe AMC, ndërkohë që hapja e tregut edhe për dy operatorët e mbetur celularë mendohet të sjellë tarifa më konkurruese dhe përhapje më të gjerë të internetit përmes rrjeteve të lëvizshme.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: