Bujanovc, 13 qershor 2012, NOA – Kryetari i komunës së Bujanovcit Nagip Arifi i ka kërkuar përfaqësuesve të OSBE-së në Beograd, që të ndërmjetësojnë në çeljen e një Universiteti shqip për studentët e Luginës së Preshevës, i cili të ngrihet në Bujanovc apo në Preshevë.
Këtë kërkesë Arifi e bëri të mërkurën gjatë takimit me zëvendësambasadorin e OSBE-së në Beograd, Tomas Mur dhe shefin e zyrës së OSBE-së në Bujanovc Erik Manton, raporton agjencia informative “Presheva Jonë”.
Sipas kryetarit Arifi, temë kryesore e bisedës ishte situata politike dhe e sigurisë në komunën e Bujanovcit.
Zv.ambasadori i OSBE-së në Beograd Tomas Mur, deklaroi se Bujanoci është një qytet multietnik, prandaj sipas tij, rruga më e duhur është që komunën e Bujanovcit ta qeverisin së bashku partitë shqiptare me ato serbe.
“Bujanovci është bashkësi multietnike dhe është e rëndësishme për stabilitetin që të ketë një qeverisje lokale multietnike”, tha Mur.
Ai nënvizoi se kishte biseduar me kryetarin e komunës, Nagip Arifi, për hapjen e Fakultetit Ekonomik vitin e ardhshëm.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: