Thaçi me investitorët hungarezë: 8 arsye për të investuar në Kosovë
Transmetuar më 13.06.2012 19:38
Budapest, 13 qershor 2012, NOA - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij hungarez Viktor Orban rikonfirmuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Hungarisë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Gjatë vizitës në Hungari, kryeministri i Kosovës falenderoi kryeministrin hungarez për ndihmën e Hungarisë në njohjen e shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës dhe mbështetjen e saj për perspektivën euro-atlantike të Kosovës.

Thaçi gjatë takimit i ftoi investitorët e Hungarisë të investojnë në Kosovë, dhe mori premtimin e kryeministrit Orban për inkurajimin e biznesit hungarez për të investuar në Kosovë.

Gjatë takimit dy kryeministrat ndanë mendimin se dy vendet dhe popujt duhet të vazhdojnë të intensifikojnë bashkëpunimin dhe këmbimin e përvojave më të mira.

Gjatë vizitës në Hungari, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi mori pjesë në Forumin Ekonomik në Budapest/Hungari.

Gjatë fjalimit të tij Thaçi prezantoi arritjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në funksion të fuqizimit të sektorit privat.

“Ekonomia e Republikës së Kosovës ka qëndruar shumë e fortë gjatë kësaj periudhe krize të ekonomisë ndërkombëtare. Në tri vitet e kaluara, zhvillimi makroekonomik ka qenë stabil, me një rritje ekonomike rreth 5 %. Kjo falë politikave të matura makroekonomike dhe makrofiskale të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Bizneset që operojnë në Republikën e Kosovës përfitojnë nga vendosja e marrëdhënieve bilaterale me disa shtete për evitimin e tatimeve të dyfishta. Qeveria e Republikës së Kosovës ka realizuar me sukses aktivitete tjera që kanë ndikuar në përmirësimin e klimës investive. Që nga viti 2009, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndryshuar politikën tatimore në favor të komunitetit të biznesit, duke përgjysmuar normën e tatimit në fitim. Kemi përmirësuar efikasitetin e shërbimeve të Administratës Tatimore, duke digjitalizuar shumicën e shërbimeve për komunitetin e biznesit. Jemi në përfundim të realizimit dhe së shpejti do të fillojmë me projekte të rejat kapitale me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore”, theksoi Thaçi.

Kryeministri i Kosovës ftoi investitorët hungarezë të investojnë në Kosovë duke dhënë më tej tetë nga arsyet:

-          Fuqia punëtore e re, entuziaste dhe e gatshme për të përvetësuar njohuri dhe shkathtësi të reja; kjo dëshmohet sidomos me rritjen e numrit të atyre që vazhdojnë me arsim të lartë brenda dhe jashtë vendit;
-          Politika e favorshme fiskale;
-          Masat Preferenciale me BE dhe me SHBA
-          Marrëveshjet për Tregti të Lirë, siç është CEFTA
-          Resurset natyrore, sidomos ato në fushën e energjetikës dhe të minierave;
-          Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve publike e së shpejti edhe i disa pjesëve të ndërmarrjeve  shoqërore;
-          Kërkesa e lartë e tregut për produkte dhe tregu në rritje;
-          Qasja e shpejtë në tregjet rajonale dhe evropiane e mundësuar nga pozita gjeografike e Republikës së Kosovës.

Shefi i Qeverisë së Kosovës nënvizoi se Republika e Kosovës ka nevojë për investime, andaj për këtë qëllim ai i ftoi investitorët hungarezë ta vizitojnë Kosovën për të zbuluar nga afër mundësitë për zhvillimin e bizneseve të tyre.

mit/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania