Nano: Rama, je humbës kronik, s’më mban dot më jashtë PS
Transmetuar më 13.06.2012 19:01
Ish-kryesocialisti Fatos Nano nuk po kursehet me një “lumë” akuzash, kritikash, fyerjesh dhe gjithfarë epitetesh ndaj kreut aktual të Partisë Socialiste, Edi Rama. Në një deklaratë të bërë publike sot nga ajo që quhet Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve, thuhet se “Fatos Nano i sjell në vëmendje Kryetarit të pamerituar dhe humbës kronik të PS Edi Rama, se Nano ka qenë për 15 vite Kryetar i PS e sot është aktualisht Anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS”.

Më poshtë vijon deklarata e plotë që ju sjell noa.al:

“Askush nuk mundet t’i mohojë, deformojë apo zhbëjë historinë dhe vlerat më të mira ndër vite të PS bashkë me Fatos Nanon. Askush nuk mundet ta nxjerrë Fatos Nanon jashtë PS.

Historia e Fatos Nanos me PS është histori fituese. Kujtojmë këtu se PS nën drejtimin e Nanos e ka mundur Sali Berishën që në zgjedhjet lokale në korrikun e vitit 1992, pak muaj pas fitores zulmëmadhe të Sali Berishës në 22 marsin e pandalshëm për shkak të rrjedhës historike.

PS me Fatos Nanon e kanë mundur Sali Berishën në kushte shumë më të vështira konkurrimi sesa këto në të cilat ndodhet apo për të cilat ankohet sot Kryetari i pamerituar dhe humbës i PS Edi Rama.

PS me Fatos Nanon e ka mundur Sali Berishën në të gjitha zgjedhjet e votimet e mundshme parlamentare, lokale apo referendare.

Fatos Nano ka humbur vetëm zgjedhjet e vitit 2005 për shkak të ndarjes së PS por edhe për shkak të pabesisë dhe kurtheve e goditjeve passhpine dhe nënbrinjë të Edi Ramës me lëvizjet e krijuara e mbështetura prej tij të njohura asokohe si Mjaft, më vonë si G99, e sot si “grushti i çeliktë rreth Edi Ramës për uzurpimin, keqpërdorimin dhe humbjet e pareshtura të PS’.

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve u bën thirrje të gjithë anëtarëve të PS dhe të gjithë të zgjedhurve lokalë e qendrorë të PS që t'i bashkohen nismës për çlirimin e PS nga ankthi dhe sëmundja e humbësve dhe humbjeve, si edhe për ndërtimin e një bashkëudhëtimi të ri prej dalëzotsash si fitues së bashku me Fatos Nanon.

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve nuk synon e as inkurajon konflikte të reja, por me konstruktivitet synon të bëjë fituese PS, që populli i majtë, populli opozitar të kthehet në krye të detyrave qeverisëse për vendin, në mënyrë që të përshpejtojmë se bashku realizimin e reformave të domosdoshme, si edhe arritjen e objektivave për përparimin e merituar të axhendës së integrimit europian.

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve ka një projekt të qartë për ti bërë socialistët fitues, për ta mundur Sali Berishën në vitin 2013, dhe për ta integruar Shqipërinë në BE.

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve ka një vizion të kthjellët atdhedashurie si edhe partneriteti dinjitoz euroatlantik, nëpërmjet të cilit fitorja e socialistëve, mundja e Sali Berishës në vitin 2013 bëhen të sigurta.

Fatos Nano di ta munde Sali Berishën.

Fatos Nano mundet ta munde Sali Berishën.

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve së shpejti do të nisë nismën statutore me anëtaret e PS për të kërkuar largimin e Kryetarit të pamerituar dhe humbës kronik Edi Rama, si edhe për të sjellë në Krye të PS, Kryetarin Historik dhe Fitues Fatos Nano.

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve u bën thirrje të gjithë anëtarëve të PS dhe të gjithë popullit të majtë, popullit opozitar që t'i bashkohen kësaj lëvizjeje duke regjistruar emrat e tyre pranë zyrave përkatëse të koordinimit që po ngrihen me shpejtësi në çdo qytet e fshat.

Procesi i regjistrimit të mbështetësve e vullnetarëve të kësaj Lëvizjeje ka filluar, e shumë shpejt do t'ju bëjmë të njohur emrat e të gjithë koordinatorëve kudo në çdo cep të Shqipërisë si edhe detajet e kontakteve ku mund të drejtoheni.

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve është një projekt përbashkues i socialistëve, popullit të majtë, popullit opozitar, e si i tillë është një projekt fitues.

Ne jemi dalëzotsa dhe motoja jonë është: Unë jam, Unë mundem. Ne jemi, Ne mundemi.

Bashkë e bëjmë Shqipërinë fituese. Bashkë e bëjmë Shqipërinë Europiane”. e.t/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

cami Postuar me 2012-06-13 15:20:15
te gjithe ju te ps pa pike e pa presje jeni te semure(humbes) PSIQIK

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania