Fakte interesante mbi votimin e Nishanit për President, votim ku mori pjesë dhe vetë
Transmetuar më 11.06.2012 18:46
Kryetarja e Kuvendit shpalli nisjen e procedurave të votimit për presidentin e ri të Republikës, me një kandidat të vetëm, ministrin aktual të Brendshëm, Bujar Nishani.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryeministri dhe ministrat u larguan nga pjesa ballore e sallës së seancave plenare pasi do të kryhet votimi i fshehtë për kreun e ri të shtetit.

Votimi u bë me dy kuti të cilat u vendosën në ulëset ku qëndrojnë ministrat, raporton noa.al.

Sekretariati i votimit përbëhej nga deputetët Viktor Gumi, Arenca Trashani dhe Armando Subashi.

Deputetët janë thirrur një e nga një në votim.

Votimi nisi me deputetin e parë, atë nga PD, ish-ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.

Partia Socialiste nuk mori pjesë në votim, me vendim grupi.

Gazmend Oketa, kryetar provizor i FRD mori pjesë në votim.

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule mori pjesë në votim por e dorëzoi fletën e bardhë.

Deputeti Kastriot Islami mori pjesë rregullisht në votim.

Bujar Nishani mori pjesë në votim për President që kandidon. Votimi është i fshehtë, nuk dihet për kë votoi?

Deputeti i LSI, Dritan Prifti nuk mori pjesë në votim.

Bujar Nishani është i vetmi ministër i kabinetit qeveritar Berisha, që u zgjodh prej kryeministrit, dy herë në të njëjtin post, atë të ministrit të Brendshëm.

Bujar Nishani është njeriu që rregullisht ka pasur portofole qeveritare dhe asnjëherë nuk është akuzuar nga opozita për korrupsion duke qenë ndër të paktët ministria të Berishës të pa akuzuar. e.t/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

UROSH Postuar me 2012-06-12 15:50:36
Nishani: Zgjedhja ime si president ishte surprizë
1)Se pari zdua te them se ky person seshte Shqipetare,Po mbiemrin e ka sllav-tatar.Ja ai qe zbeson ne te shikon ne fjalorin serbishte-Shqip po dhe ne fjalorin tatar-Shqipe
2)Ky person eshte fyll me nje vrim,vrima ka emrin salamuhadinovici
3)Ky person ka krye juridikun,po ligjin e shkel me dy kemb.Pothuajse nja 13-14 ore pare votimit ky person u kanditua per president.Nje ore para se te hyn ne parlament dha dorheqje prej postit qe ushteronte si minister
4)Ky person u votua si president,po jo si presidente i ter Shqipetarve,Po president \"PARTIJAK\"
5)Deshira ime eshte qe te jam gabim,ashtu qe mbas nja 6 muajve sala ta shpal anti kombetare sic beri me tjert
Rama per cudi qe ase kend se propozoj per pres.Me kete dua te them qe rama i shkoj ne favor te birishitrama duhet te dal ne penzion e te jetoj me ato leke qe u shperblya nga birishi.
Po rama sdual vullnetarishte ne penzion,Socialistet duhet ta zvaritur e ta ngerehin te zvaritur jashte selis se PS?!!
CAMI Postuar me 2012-06-11 14:47:53
JAME SHUME ME I KENAQUR PER Z.NISHANI,SE SA PER f nanon o j topalli....
URIME EDHE NJE HERE ZOTIT NISHANI.

Për kë do të votoni më 23 Qershor?

PD- Partia Demokratike
PS- Partia Socialiste
LSI-Lëvizja Socialiste për Integrim
PDIU-Partia për Drejtësi dhe Integrim
PBDNJ-Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
FRD-Fryma e Re Demokratike
PR-Partia Republikane
AK-Aleanca KuqeZi

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania