Tërhiqet Artan Hoxha, ja deklarata e plotë
Transmetuar më 11.06.2012 12:23
Artan Hoxha, kandidat i shpallur mbrëmë për kryetar shteti, është tërhequr nga gara duke refuzuar të votohet në Kuvend, në seancën plenare që pritej të zhvillohej tani.

“Unë nuk mund të bëhem pjesë e një procesi jocivil”, ka deklaruar Artan Hoxha, citon noa.al.

Në këto momente deputetët kanë dalë nga salla e seancave plenare duke qëndruar jashtë Kuvendit.

“Deri pas mbylljes së mbrëmshme kam shpresuar se procesi do të mbante frymën minimale të konsensualitetit madje dhe sot në mëngjes kam shpresuar se procesi mund të sillte mirëkuptim, por arrita në përfundimin se në këtë proces nuk mund të përfshihet faktori civil”, - thotë ndër të tjera z.Hoxha.

Më tej ai akuzon opozitën duke folur për agresivitet të Partisë Socialiste. Ai thotë se në këtë të hënë opozita ka përdorur të gjithë arsenalin e saj për të hedhur shpifje dhe baltë ndaj tij.

Deklarata e plotë e kandidatit Artan Hoxha

“Deri pas mbledhjes së mbrëmshme kam shpresuar se procesi presidencial do te mbante frymën minimale të mirëkuptimit dhe konsensualitetit, madje dhe sot ne mëngjes pasi kam marrë me qindra e qindra mesazhe urimi një pjesë e mirë e të cilave më kanë ardhur nga individë brenda dhe pranë partisë socialiste, kam vazhduar të shpresoj se procesi presidencial premtonte ende mirëkuptim dhe konsensus, por duke parë qëndrimet e eksponentëve socialistë dhe mediave pranë tyre të cilët filluan të përdorin me agresivitet dhe egërsi të gjitha llojet e akuzave të baltosura në këto 22 vite, përfshirë shpifje dhe shantazhe arritën në përfundimin se procesi presidencial nuk mund të ketë as minimumin e civilizimit dhe të, dhe aq më pak të vullnetit të mirë për zgjidhje të arsyeshme dhe konsensuale. Arrita të kuptoj se në procesin presidencial për shkak të interesave politike nuk lejohet të kontribuojnë faktorët civilë. Unë e kam ndjekur nga shumë pranë procesin presidencial, kam komentuar dhe pak shkuar në favor në favor të zgjidhjes së arsyeshme dhe konsensuale. Mendova të kontribuoj në instancën e fundit për të njëjtin qëllim, por për gjithçka çfarë shpjegova më lart deklaroj se nuk mund të jem më pjesë e vazhdimit të këtij procesi, i cili me sa duket paralajmëron furtunë”- përfundon deklarata e zotit Hoxha.

Zyrtare, Bujar Nishani, kandidati i ri i mazhorancës për President

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania