Besa Kokëdhima: Pse në Shqipëri, as që ekziston tregu muzikor
Transmetuar më 10.06.2012 11:27
Besa Kokëdhima tanimë është një prej artisteve më të dashura të muzikës shqiptare. Ka ditur qysh në fillim të përzgjedhë me kujdes dhe të punojë saktë për të arritur një rezultat të dëshiruar prej saj. Një rezultat që e ka bërë atë sot të jetë një prej këngëtareve më të veçanta. Suksesi ka ardhur me shumë punë dhe këtë Besa e ka shprehur gjithmonë. Madje, Besa është nga ato personazhe që kujdeset shumë për çdo detaj dhe për çdo fjalë të thënë, ashtu si edhe në intervistën tonë. Fjalët janë të mirëmenduara dhe thonë atë që ajo vërtet ndjen dhe beson se duhet t’i thotë publikut të saj. Mbi gjithçka, atë që ndjen. Ndaj në intervistën për “Mapomania” dhënë gazetares Jonida Hitoveizi rrëfen se në jetë çdo gjë e bën me shumë pasion dhe kjo është forca më e madhe që ajo ka. Të gjithë njerëzit e mëdhenj pasioni ka ditur t’i drejtojë në shtegun ku duhet të kalonin, për të lënë pastaj gjurmë të pashuara. Kështu edhe Besa Kokëdhima e drejtuar nga ky pasion, nga kjo forcë e madhe brenda vetes, nuk ka asnjë këngë të lançuar që mos të jetë bërë hit i padiskutueshëm. Ka shumë për të thënë për Besën, por ajo do të jetë përherë shumë aktuale. Nuk do të jetë as e lodhshme me rrëfime të gjata. Preferon të flasë për këtë ditë, për këtë çast, për këtë moment, ndaj pyetësori ynë është fokusuar vetëm tek gjërat e momentit. Sepse pikërisht tani është momenti i saj. Sapo ka fituar një çmim në “Top-Fest 9”, çmimin e “Top-Albania Radio”, që i jepet këngës më të kërkuar nga publiku dhe më të transmetuar. Një çmim që i vjen nga publiku, i cili e mbështet dhe ka ditur përherë ta mirëpresë. Besa, gjithashtu zbulon se këtë verë veç një klipi të ri që dëshiron të lançojë, në planet e saj është edhe promovimi i albumit. Është e lumtur, e suksesshme, e dashuruar. Është Besa Kokëdhima, e cila e transmeton këtë energji për të gjithë lexuesit tanë dhe fansat e saj.

Besa si ndihesh pas marrjes së çmimit “Top-Albania Radio” në Top-Fest?

Ndjehem mirë, së pari pasi kënga është pritur mirë nga publiku, e sigurisht dhe që është vlerësuar me një çmim. Unë e falenderoj “Top Albania Radion” që më përzgjodhi mua.

Po këndoni këngë që japin alegri dhe kanë nota optimizmi brenda. Do të thotë kjo se edhe ju ndiheni po kaq e lumtur vetë?

Unë jam e lumtur në jetën time, por kjo nuk është arsyeja kryesore për këtë, pasi jo gjithnjë tekstet e këngëve janë të lidhura me jetën e artistit interpretues. Pavarësisht dëshirës sime për të përçuar mesazhe optimiste, në këtë rast tekstin nuk e kam shkruar unë.

Sa mirë i bën një artisti me background-in që ti ke, të eksperimentojë disa zhanre muzikore?

Unë personalisht e pëlqej ndryshimin, ndaj dhe kam eksperimentuar në disa zhanre.

Besa, si do të jetë kjo verë për ty?

Kam dëshirë të realizoj një videoklip të ri. Shpresoj që të mund të promovoj edhe albumin së shpejti.

Për një kohë të gjatë jeni në statusin e një prej artisteve më të veçanta dhe më të suksesshme të skenës sonë. Çfarë sakrificash keni bërë, të themi, për të qenë këtu?

Të falenderoj shumë për vlerësimin. Unë jam përpjekur të bëj më të mirën time në çdo prezantim.

Cila është ajo gjë që ju bezdis më tepër në tregun tonë muzikor?

Që nuk ka një treg muzikor..(qesh).

Arma më e mirë për të luftuar hipokritët në muzikë cila është?

Jam shumë larg këtyre gjërave. Unë kam miq shumë të mirë në muzikë.

Dimë që jeta juaj sentimentale është në harmoni. Keni menduar ta ndryshoni statusin tuaj? Një fustan i bardhë?

Sapo ta kem një lajm të tillë do jua bëj të ditur(qesh).

Sa ka nga Besa dhe shpirti yt në një këngë? Mund të këndosh një këngë të mirë që mund të ketë sukses, por që ti nuk e ndjen brenda vetes?

Përgjatë karrierës sime jam përpjekur të interpretoj këngë që më përfaqësojnë. Sigurisht, që përfshihem aktivisht në procesin e realizimit kur është e nevojshme, që të ndihmoj që kjo të ndodhë.

Besa, kënga e parë që ke kënduar cila ka qenë?

Kënga e parë që kam incizuar ka qenë Brandy & Monica – “The boy is mine”.

Realiste apo ëndërrimtare?

Ëndërrimtare me këmbë në tokë..(Qesh)

Forca më e madhe që ke?

Pasioni.

Një botë pa nota muzikore si do ishte për ty?

Një botë pa ngjyra.

Tradicionale apo moderne?

Një ndërthurje e të dyjave.

Kolona zanore e ditëve të tua cila është?

Emeli Sande’ është e preferuara ime e këtyre kohëve.

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania