Tiranë, 9 qershor 2012, NOA Update – Dy ditë para raundit të katërt të votimit pë zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit, pas takimit të Kryesisë së Partisë Socialiste, kryetari i opozitës Edi Rama deklaroi se PS nuk kërkon asnjë ekskluzivitet në propozimin e emrit konsensual, që sipas tij mund të prodhojë dialogu politik, por kërkon bashkëautorësi në zgjedhjen e Presidentit apo Presidentes së Republikës, raporton noa.al.
Rama në konferencën për shtyp u shpreh i gatshëm për një tjetër takim me kryeministrin Berish, duke nënvizuar se si kryetar i opozitës është i gatshëm në çdo moment, të mirëpresë çdo ftesë, në çdo format, për të gjetur zgjidhjen përmes dialogut.
Gjatë konferencës për shtyp, kryetari i Partisë Socialiste theksoi se është e domosdoshme që të gjendet një dakordësi për zgjidhjen e ngërçit të momentit, pasojat e të cilit do t’i rëndonin Shqipërisë në procesin e integrimit.
“Unë vazhdoj të besoj se mundësia për konsensus është shumë afër. Vazhdoj të besoj se pikëtakimi mes qeverisë dhe opozitës në funksion të konsensusit nuk është as i pamundur, as i paarritshëm, po përkundrazi është afër. Padashur të përqendrohem sot tek gënjeshtra e zakonshme, fiziologjike, e ditës, e kryeministrit kur u hap tuneli mes Tiranës dhe Elbasanit, dëshiroj të shoh anën pozitive të ngjarjes së sotme. E, të them se pikërisht ashtu sikundër shumë pak gjë e ndante sot njërin krah me krahun tjetër, shumë pak gjë e ndan edhe qeverinë me opozitën sot për të hapur dritën në tunelin e një krize që duhet të mbarojë. Për t’i hapur rrugë një procesi dakordësimi përmes dialogut, përmes mirëkuptimit, përmes vendosjes së interesit kombëtar të Shqipërisë në këtë moment historik edhe për ato tre pikat e tjera të nënvizuara prej nesh, po jo të shpikura prej nesh. Të vendosura në tryezën e politikës shqiptare nga Familja Europiane në mënyrë që përpara përfundimit të këtij sesioni të Kuvendit të Shqipërisë të kemi mundësinë t’i drejtohemi Familjes Europiane, të gjithë së bashku, qeveria dhe opozita, uroj me mbështetjen e Presidentit të ri konsensual dhe t’i kërkojmë që shqiptarët të marrin atë që meritojnë, pavarësisht nëse klasa politike për një periudhë të gjatë nuk ka arritur të bëjë detyrën e saj”, u shpreh Rama.
Kryetari i PS-së nënvizoi më tej në fjalën e tij se “si njeriu që vitin e ardhshëm me votat e shqiptarëve do të kem përgjegjësinë për të drejtuar qeverinë e këtij vendi dëshiroj ta nënvizoj se na duhet një Shqipëri me statusin e vendit kandidat në BE për të bërë të mundur që të gjitha telashet e mëdha që do të trashëgojmë nga keqqeverisja e sotme t’i përballojmë jo vetëm dhe jo larg vëmendjes e mundësive për t’u ndihmuar konkretisht nga Europa”.
Pyetje: Prisni në orët në vazhdim të merrni një ftesë nga kryeministri Berisha për t’u ulur përsëri në një tavolinë negociatash. Dhe pyetja e dytë. Nëse në raundin e katërt dhe të pestë do të kemi një president jo konsensual, pa konsensusin e Partisë Socialiste, a do të votojë Partia Socialiste për Reformën Zgjedhore dhe atë Parlamentare?
Ne jemi pakica. Nëse do të ishim shumica nuk do të ishim ngritur nga tavolina pa i dhënë zgjidhje bashkë me pakicën këtij problemi. Por, si opozitë jemi të gatshëm në çdo moment, mirëpresim çdo ftesë, në çdo format, për të gjetur, përmes çdo forme komunikimi dhe dialogu, zgjidhjen. Është zgjidhja që na intereson, nuk kemi asnjë qëllim tjetër. Përsa i përket dy reformave të tjera ato janë po ashtu shumë të rëndësishme. Reforma Zgjedhore është prioriteti i prioriteteve në renditjen e detyrave të shtëpisë që na ka vënë përpara Bashkimi Europian. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë guri u fundit i provës për të merituar përqafimin krahëhapur të Bashkimit Europian. Sigurisht, që zgjedhjet janë vitin e ardhshëm, reforma duhet bërë sot. Por, një reformë e dakordësuar, e cila vendos në Kodin Zgjedhor ato garanci të shkruara që i japin mundësi njerëzve të jenë më të lirë dhe më besimplotë tek procesi zgjedhor, është padyshim një garanci më shumë për Familjen Europiane. Unë jam i bindur se në rast se ne kapërcejmë me sukses këtë test, mos harroni që ka një moment të rëndësishëm të nënvizuar vijimësisht, por të artikuluar me shumë saktësi nga komisionari Fyle në komunikimin tij të fundit me mua dhe me kryeministrin përmes letrës, ku thuhet qartë që vetë vullneti politik mes palëve është rekomandimi më i fortë i raportit të ODHIR-it dhe njëkohësisht është një rekomandim i përsëritur i Bashkimit Europian në të gjitha progres raportet.
Pyetje: Pas tërheqjes së z. Zaganjori duket se kandidati i vetëm që është në garë tashmë i vetë-ofruar, është z. Nano. Nëse negociatat midis jush dhe PD-së nisin përmes procesit dhe emri i tij vjen në tryezë, kush do të jetë qëndrimi i PS-së?
Jemi shumë koherentë, shumë transparent dhe shumë të qartë. Ne duam konsensus dhe konsensusi gjendet në komunikimin që mundëson dakordësinë mes palëve. Kjo do të thotë se ajo çka është primare është principi bazë i konsensusit dhe pastaj artikulimi i tij është një çështje e dialogut dhe e dakordësisë mes palëve. Partia Socialiste i ka qëndruar dhe i qëndron me konfirmim të plotë të Kryesisë së saj bindjes se çka e çon përpara këtë proces është vënia në dispozicion e numrave në parlament nga ana jonë për konsensus, asnjë devijim nga kjo linjë e drejtë parimore me fokus tek provimi i 12 tetorit në Bruksel.
Pyetje: A do ta votoni një president nëqoftëse do të uleni në tavolinë me bisedime me z.Berisha, a do ta pranoni një president që do të vij nga jo nga radhët e PD-së, por që të jetë një figurë jo politike, apo propozimi duhet të vijë nga PS-ja. Pyetja e dytë ka të bëjë me raundin e katërt, nëse do kemi një kandidaturë që do të vijë nga radhët e mazhorancës, a do të jeni të pranishëm në sallën kuvendit, apo nuk do jeni?
Ne nuk kërkojmë asnjë ekskluzivitet në autorësinë e emrit të mundshëm që mund të prodhojë një proces dialogu, por kërkojmë vetëm mundësinë për të qenë bashkautorë dhe bashkëpërgjegjës për Presidentin apo Presidenten që do të zgjedhim. Që do të thotë një kornizë e qartë brenda së cilës palët operojnë në harmoni me interesin që i ul në tavolinë, pa asnjë dyshim e nxjerr emrin e Presidentit apo Presidentes të Republikës. Unë jam absolutisht i bindur për këtë. Është vetëm çështje vullneti politik për të vendosur interesin kombëtar që është i përputhur plotësisht si rrallë me konkretësinë e çështjes dhe që do të thotë një president konsensual për një provë të kaluar me sukses, për një rrugë të hapur drejt zgjidhjes së tre pikave të tjera dhe për një adresim të palëve si përfaqësues të të njëjtëve shqiptarë, që qofshin socialistë, qofshin demokratë, qofshin çfarëdoqofshin duan Bashkimin Europian. Ne nuk bëhemi pjesë e një procesi të njëanshëm.
Jemi absolutisht të hapur edhe për të kontribuar. E kemi thënë më parë, e përsërisim edhe sot. Kishte më shumë se një shqiptar të mundshëm kur kishim një kandidat të vendosur në mënyrë të njëanshme. Ka më shumë se një shqiptar apo shqiptare që mund ta kryejë me sukses detyrën e lartë të kryetarit apo të kryetares së shtetit, duke pasur dakordësinë mes palëve.
Nuk është çështja se duke i shkuar verbërisht për momentin historik që nuk e pranon verbërinë rrugës së parashkruar nga Kushtetuta bëhet një atentat ndaj Kushtetutës. Këtu çështja është se duke i shkuar verbërisht rrugës së parashkruar nga Kushtetuta në këtë moment kur germa është më pak e rëndësishme se fryma për shkak të situatës, në të cilën ndodhemi, fatkeqësisht bëhet një atentat kundër interesit kombëtar që lidhet me statusin e kandidatit. E për këtë arsye besoj se nuk gaboj nëqoftëse them se ndjej një vetëdijesim edhe të palës tjetër. Nuk e di se deri sa ky vetëdijesim mund t’i çojë në zgjidhjen përfundimtare, por jam i bindur që edhe fakti që sot ne jemi përpara raundit të katërt flet për një situatë që deri një muaj e gjysmë përpara pakkush mund ta parashikonte, në të cilën palët bëjnë përpjekjet e tyre për të mos u bërë përgjegjëse përpara historisë europiane të këtij vendi.
Pyetje: Nëse PD zgjedh me aleatët e saj Presidentin e ardhshëm të Republikës dhe ky do të jetë një kandidat nga radhët e mazhorancës. A do të ketë një moment reflektimi PS përse nuk votoi Zaganjorin si kandidat jo politik?
Në rast se kështu do të ndodhë, unë uroj që të mos ndodh kështu, atëherë PS do të ndjehet shumë keq për faktin se u vra një shans i madh që ishte në duart e të gjitha palëve për të shtyrë përpara Shqipërinë në rrugën e integrimit europian. Më lejoni ta përsëris, në një moment kur jemi në vigjiljen e diskutimit nëse Shqipëria do ta marrë ose jo statusin e kandidatit që nuk është as një fletë lavdërimi, as një certifikatë, as një shprehje formale e një stadi të ri për Shqipërinë. Është një stad i ri që e fut Shqipërinë praktikisht brenda Familjes Europiane dhe i jep Shqipërisë mundësinë që në rrugën e negociatave për anëtarësim të mos jetë vetëm, por qeveria shqiptare, populli shqiptar të kenë pranë Familjen Europiane jo thjesht siç e kanë pasur deri sot, por siç ndodh me çdo familje ku më i dobëti ndihmohet nga të tjerët. Që do të thotë ndihmë konkrete për një transformim struktural të shtetit shqiptar dhe për mundësinë që Shqipëria të marrë nga Bashkimi Europian edhe ndihmën financiare të nevojshme për të bërë ato ndërhyrje strategjike në ekonomi përmes rilindjes sidomos sektorit bujqësor, vijimit të punës me infrastrukturën, e mbi të gjitha shtimit të kapaciteteve të veta qeverisëse dhe shtetndërtuese në funksion të anëtarësimit.
Pyetje: Në fakt kryeministri ditën e fundit ka folur shpesh për editorialin tuaj për bashkimin e votave për rrëzimin e qeverisë. A vazhdoni t’i qëndroni editorialit?...
Vazhdoj t’i qëndroj. Dhe sa më shumë ai flet aq më shumë unë them që nuk është keq që të kesh kryeministrin lexues kaq obsesiv të atyre që shkruan si kryetar i opozitës. Kështu që është një frymëzim i shtuar për editoriale të tjera që do ta lënë kryeministrin pak pa gjumë, por kjo është detyra jonë, t’i prishim gjumin njëri tjetrit.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: