Rubik, 9 qershor 2012, NOA Update – Një tjetër viktimë e gjakmarrjes u shënua mesnatën e të premtes, në Mirditë, ku pas tre vitesh vëllai i një të vrari mori hakun e tij, duke i vrarë vëllanë, gjaksit apo hasmit, siç quhet në gjuhën e veriut.
Policia rajonale në bashkëpunim me forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë në kërkim të autorit të vrasjes, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Vrasja për gjakmarrje ndodhi në Rubik të Mirditës.
Viktima e radhës është 24-vjeçari Nik Tuci, i cili u ekzekutua të shtunën me breshëri automatiku nga gjaksi i tij, 28-vjeçari Plaurent Përlala.
Autori i vrasjes pas ekzekutimit të Nik Tucit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia e Mirditës bëri me dije se shkak i vrasjes ishte hasmëria mes dy familjeve Përlala dhe Tuci.
Tre vjet më parë, vëllai i viktimës, 33-vjeçari Fatmir Tuci vrau me armë zjarri shokun e tij, David Përlalën, vëllanë e Plaurent Përlalës.
Policia e Mirditës informoi se Fatmir Tuci ishte dënua për vrasjen, por vetëm një vit më vonë ai u la i lirë nga gjykata.
Por, Fatmir Tuci pas një sëmundjeje të rëndë mësohet se ka ndërruar jetë tre muaj më parë.
Andaj, Plaurent Përlala gjakun e vëllait të vrarë e mori tek i vëllai më i ri i Fatmir Tucit, Nik Tuci.
Forca të shumta policia kanë rrethuar tërë zonën, duke kërkuar edhe në mal ku dyshohet se fshihet 28-vjeçari Plaurent Përlala.
mit/noa.al

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: