Maska me luleshtrydhe, efikase për fytyrën, shmangni produktet artificiale
Transmetuar më 08.06.2012 18:58
Tiranë, NOA.al - Ca gjëra është më mirë të jenë të thjeshta dhe në vite dhe epoka, kështu është vepruar, duke funksionuar. Ndaj kërkimet e mediave ndërkombëtare në vende më pak të prekura nga teknologjia dhe prodhimet jobiologjike, sjellin herë pas here të reja të vlefshme nga bota e madhe e mjekësisë popullore.
Një prej tyre është dhe maska me luleshtrydhe. Është e thjeshtë, funksionale dhe pa shumë shpenzim.

Luleshtrydhet kanë qenë prej kohësh një përbërës popullor në produktet kozmetike, veçanërisht në produktet që përdoren për shpëlarjen e fytyrës dhe në maska të ndryshme.

Përgatitja e kësaj maske në shtëpi ka avantazhet e veta pasi ju përfitoni një maskë më të freskët dhe më të lirë, duke shmangur produktet artificiale.

Shumë ekspertë të lëkurës rekomandojnë që kjo lloj maske të përdoret një herë në javë, në mënyrë që të mbaj lëkurën e butë dhe të ruaj ngjyrat natyrale të lëkurës.

Përbërësit:

-4 ose 5 luleshtrydhe të pjekura

-1 lugë mjaltë

Përgatitja:

Në fillim shtypim luleshtrydhet me një lugë, shtypja fillon derisa të përfitojmë një mas pureje prej luleshtrydhesh. Pastaj hedhim një lugë mjaltë dhe fillojmë përsëri me përzierjen. Pasi të kemi marrë një masë homogjene e aplikojmë në fytyrë, duke shmangur buzët dhe sytë. Te zona e syve mund të vendosni 2 feta patate të freskëta.

Mbajeni maskën 15-20 minuta.

Lajeni fytyrën me ujë të vakët dhe në fund thajeni me një peshqir të pastër.

Duke kombinuar luleshtrydhe me përbërës të ndryshëm ju eliminoni e ushqeni atë dhe rregulloni shumë probleme të lëkurës tuaj.

Për një lëkurë të thatë.

Kombinoni disa luleshtrydhe të pjekura me një lugë çaji kafe. Ndiqet e njëjta procedurë si më sipër. Kjo maskë mbahet 10 minuta.

Për një lëkurë të yndyrshme.

Përbërësit:

-disa luleshtrydhe te pjekura

-1 lugë lëng limoni

-2 të bardha veze

-1 lugë mjaltë

Ndiqet e njëjta procedurë si më sipër.

Mbajeni në fytyrë 15-20 minuta dhe shpërlajeni me ujë të ngrohtë.

Kujdes:

Mos përdorni maskë me luleshtrydhe nëse fytyra juaj është djegur nga dielli.

Njerëzit që kanë alergji ndaj luleshtrydheve kurrë nuk duhet të përdorin maskë për fytyrën që kanë përmbajtje luleshtrydheje. n.k/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania