Tepelenë, 6 qershor 2012, NOA- Një 21 vjeçare është arrestuar dje në Tepelenë pasi akuzohet për grabitjen e 13 milionë lekëve. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gllavë të Tepelenës dhe autorja është Maria Allkushi, e lindur në këtë fshat dhe banese në Vlorë.
Pas sinjalizimit të policisë për grabitjen e parave, rezulton se vjedhja është bërë nga Allkushi në bashkëpunim me një të njohurin e saj, 30-vjeçarin Teodor Kordha.
Allkushi dhe Kordha kanë hyrë në banesën e komshinjve të prindërve të saj në fshatin Gllavë dhe ka marrë shumën e lekëve. Pas grabitjes, ajo ja ka dhënë lekët 30-vjeçarit i cili është larguar në drejtim të paditur. Policia ka arrestuar 21 vjeçaren dhe ka shpallur në kërkim 30-vjeçarin, i cili ka marrë dhe lekët.
a.k/noa.al

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: