Lugati paska ekzistuar? Skeleti i zbulohet në Bullgari!
Transmetuar më 05.06.2012 19:49

Një person i veshur si lugat në Nju Jork

Arkeologët bullgarë thonë se i kanë zbuluar dy skelete nga Mesjeta, të shpuar nëpër gjoks me shkopinj metali, për t’i parandaluar ata që të mos shndërrohen në lugetër.

Shefi i Muzeut Kombëtar të Historisë në kryeqytetin Sofje, Bozhidar Dimitrov, tha sot se të dy skeletet ishin zbuluar fundjavën e kaluar afër qytetit Sozopol në Detin e Zi.

Sipas tij, besimet paragjykuese kishin çuar deri aty sa që njerëzit që kishin bërë keq gjatë jetës së tyre ishin shpuar me shkopinj metalikë nëpër eshtrat e gjoksit dhe zemër për shkak të frikës se pas vdekjes ata do të ktheheshin për ta pirë gjakun e të gjallëve.

Dimitrov tha se kjo praktikë kishte ekzistuar në disa pjesë të Bullgarisë bile edhe në fillim të shekullit të kaluar, raporton RFE.

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania