Prishtinë, 5 qershor 2012, NOA - Lëvizja Vetëvendosje e denoncon privatizimin e distribucionit të KEK-ut si një nga krimet ekonomike më të mëdha që po kryhen ndaj popullit të Kosovës.
Sipas lëvizjes Vetëvendosje, kalimi i pronësisë, nga publike në private, në rastin e privatizimit të distribucionit do të thotë kalim i monopolit në duart e privatit, që sipas lëvizjes krijon monopol privat, që çon drejt dëmtimit dhe rëndimit të mëtejshëm të gjendjes ekonomike të shoqërisë e të shtetit në Kosovë.
Vetëvendosje akuzoi qeverinë Thaçi se po synon me paratë që do të fitojë nga privatizimi i distribucionit t’i përdorë për të dalë nga situata e vështirë buxhetore ku e ka zhytur vendin.
“Ky proces privatizimi i një ndërmarrjeje publike po bëhet larg prej syve të publikut dhe pa e përfshirë atë në vendimmarrje e edhe efekti që do të shkaktojë është zhvendosje gjithnjë e më e madhe e vendimmarrjes, prej popullit drejt privatit. Ky rast i privatizimit është kriminal që prej fillimit. Ai po ndodh me gjithë kundërshtimet e qytetarëve, e sidomos të punëtorëve të KEK, vetëm me këmbënguljen e Qeverisë Thaçi. Qeveria dëshiron t’i përdorë paratë e fituara prej privatizimit të distribucionit të KEK për të dalë nga situata e vështirë buxhetore ku e ka futur veten, por populli nuk është i gatshëm të shpronësohet për faj të qeverisë. Këtë privatizim nuk e mbrojnë dot as teoricienët e tregut të lirë, pasi vetëm për treg të lirë nuk mund të flitet kur krijohet një monopol, i cili edhe më tej ka për të mbetur i pathyeshëm”, deklaron Vetëvendosje.
Sipas lëvizjes, privatizimi i Rrjetit të Distribucionit dhe Shpërndarjes të KEK është një proces i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm për qytetarët e Kosovës.
“Privatizimi i këtij rrjeti të distribuimit krijon një monopol privat, dhe e shndërron qytetarin në klient. Privatizimi i distribucionit të KEK e pamundëson ndjekjen e politikave sociale, për të ndihmuar shtresën shoqërore me të ardhura më të ulëta. Privatizimi i KEK ka për ta shtrenjtuar energjinë elektrike, shtrenjtimi i energjisë elektrike do të shkaktojë efekt zinxhiror të shtrenjtimit të artikujve tjerë bazik për jetë. Distribucioni i KEK nuk është pronë e Qeverisë Thaçi. Ajo mund të jetë administruesi, e në rastin tonë është administrues qëllimisht i keq, për ta justifikuar shitjen. Por, pronarë të ndërmarrjeve publike janë punëtorët e tyre, edhe qytetarët e Kosovës në përgjithësi. Ata dhe jo Qeveria Thaçi duhet ta kenë fjalën kryesore lidhur me këtë proces”, thekson lëvizja.
Lëvizja Vetëvendosje do të angazhohet me gjithë kapacitetet e saj që mos të lejojë privatizimin e kësaj ndërmarrjeje publike që është me interes jetik për vendin.
mit/noa.al

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: