Maskë për fytyrën, me kos dhe maja birre, e thjeshtë dhe funksionon
Transmetuar më 04.06.2012 17:07
Tiranë, NOA.al - Ca gjëra është më mirë të jenë të thjeshta dhe në vite dhe epoka, kështu është vepruar, duke funksionuar. Ndaj kërkimet e mediave ndërkombëtare në vende më pak të prekura nga teknologjia dhe prodhimet jobiologjike, sjellin herë pas here të reja të vlefshme nga bota e madhe e mjekësisë popullore.

Një prej tyre është dhe maska për fytyrën me kos dhe maja birre. Është e thjeshtë, funksionale dhe pa shumë shpenzim.

Më poshtë shikoni si përgatitet.

Marrim një tas te vogël qelqi dhe fusim 3 luge çaji kos dhe hidhni një lugë maja birre, përzieni derisa te formohet një masë homogjene.

Lyeni fytyrën dhe qafën duke shmangur sytë. Tek zona e syve vendosni 2 bustina me kamomil.

Majaja e birrës lufton infeksionin. Rekomandohet të përdoret edhe nga adoleshentët, pasi lufton infeksionet dhe puçrrat e fytyrës.

Kjo maskë është shumë qetësuese dhe ushqyese.

Maskën mbajeni 20 minuta. Pas 20 minutash fshijeni fytyrën me një copë leckë të pastër me temperaturë ambienti dhe menjëherë më pas, shikoni ndryshimet në lëkurën tuaj. n.k/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania