Në çdo event që yjet e Hollivudit marrin pjesë, padyshim që zgjedhin shtëpitë më të njohura të modës që vëmendja e mediave dhe fansave të jetë e përqendruar tek ato. Për këtë gjë bëhet çdo vit një event, ku zgjidhet femra e veshur më mirë dhe më joshëse e vitit. Mbrëmja u zhvillua si zakonisht në Berkeley Square, në Londër, ceremonia e çmimeve të organizuar nga revista Glamour ku zgjidhen femrat e preferuara të vitit në kategori të ndryshme.
Një mbrëmje krejtësisht femërore, ku janë parë të sfilojnë në tapetin e kuq me magjinë e tyre yje si: Jessica Alba, Sofia Vergara dhe Eva Longoria, me veshjet e Donatella Versace dhe Alice Dellal.
Por kush ka qenë femra më joshëse për këtë vit. Si një rreze dielli, me një fustan krejtësisht të verdhë, të firmës Victoria Beckham është paraqitur Eva Longoria e cila këtë mbrëmje ka rrëmbyer çmimin “Inspirimi”. “Victoria Beckham është për mua një ikonë e stilit, është klasike dhe e thjeshtë, ashtu sikurse mbetet një ikonë e stilit edhe Sofia Loren”, është shprehur ndërkohë aktoria e “Desperate Housewives”, Jessica Alba.
Ajo këtë mbrëmje ishte veshur nga firma e njohur Alexander McQueen. Sofia Vergara u zgjodh si aktorja më e mirë në komedi, ndërsa Lea Michele u zgjodh si aktorja më e mirë në televizionin amerikan. Si dizenjuesja më e mirë në fushën e modës u zgjodh Donatella Versace, e veshur këtë mbrëmje me një fustan si sirenë dhe e shoqëruar nga vajza e saj Allegra Versace.
l.xh/noa.al

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: