Studimi, të paralizuarit kanë shpresa për të ecur sërish
Transmetuar më 02.06.2012 23:31
Shkenca po përparon me hapa galopantë dhe këtë e vërteton dalja në treg e shumë medikamenteve që po shërojnë ato sëmundje, që deri më sot kanë qenë të pashërueshme. Po këtë herë një lajm tejet motivues dhe i mirëpritur vjen për personat të cilët qëndrojnë në karrige me rrota, duke mos pasur asnjë shpresë se një ditë mund të ecin. Një grup i kërkimeve në Ecole Polytechnique Federale nga Lausanne, në Zvicër, të udhëhequr nga Gregoire Courtine, kanë qenë në gjendje të kthejnë këtë proces duke bërë një eksperiment tek minjtë të cilët kanë pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore.

Studimi, i publikuar sot në revistën Shkenca, ishte pikënisje e pesë viteve më parë në Universitetin e Zürich-ut dhe u përfundua me sukses në një laborator në Lozanës.

Ajo që mund të quhet mrekulli e shkencës është në fakt rezultati i një terapie të bazuar në një kokteil të kimikateve dhe stimulimit elektrik, i ndihmuar nga përdorimi i një rrjete teli robotik për të ndihmuar lëvizjen e minjve.

Ne e dimë se truri dhe palca kurrizore, në sajë të neuroplastikës, janë në gjendje për të shëruar. Problemet e vërteta janë hasur në prani të lëndimeve të rënda, të cilat edhe pas plasticitetit të palcës kurrizore nuk janë kthyer në normalitet.

Por nga kërkimet e Courtine dhe kolegëve, u demonstrua se në rrethana të caktuara plasticiteti mund të ndodhë edhe shërimi i rasteve më të rënda të lëndimit. Dhjetë minuta pasi minjve ju bë injeksioni i stimuluar me elektroda të futura në hapësirën epidurale të shpinës,  ata dërgojnë sinjale elektrike përmes fibrave nervorë të neuroneve. Kështu mundësohej shkëmbimi i mesazheve mes trurit dhe shpinë.

l.xh/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

doni Postuar me 2012-06-02 17:32:35
shume mire per njerzimin

Për kë do të votoni më 23 Qershor?

PD- Partia Demokratike
PS- Partia Socialiste
LSI-Lëvizja Socialiste për Integrim
PDIU-Partia për Drejtësi dhe Integrim
PBDNJ-Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
FRD-Fryma e Re Demokratike
PR-Partia Republikane
AK-Aleanca KuqeZi

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania