Tiranë, 2 qershor 2012, NOA – Një javë pasi u ngjitën për të parën herë në çatinë e botës, në majën e malit Everest (Xhomolungma), dy nga gjashtë alpinistët shqiptarë janë rikthyer të premten në atdhe, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Ekspedita e gjashtë alpinistëve shqiptarë u ndërmor në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kur krahas flamujve të tjerë u valëvit për herë të parë edhe flamuri shqiptar kuq e zi.
Më 26 prill, ekipi i gjashtë alpinistëve shqiptarë të shoqatës “Dajti Alpino-Turistik” u ngjit në orën 7:00 të mëngjesit me orën lokale (01.00 pas mesnate me orën e Shqipërisë) në pikën më të lartë të malit të Everestit (Xhomolungma) dhe të gjithë rruzullit tokësor, që ngrihet 8848 metra mbi nivelin e detit.
Dy nga pjesëtarët e ekspeditës nga Shqipëria, Xhimi dhe Mateo Begeja, at e bir, mundën të vendosin rekord në ngjitjen e Everestit gjatë një ekspedite.
Kjo nisëm vjen pas një pune të gjatë dhe pas pushtimit të disa majave të larta dhe të rëndësishme në botën e alpinizmit.
Grupi i alpinistëve i drejtuar nga Ibrahim Haçkaj u prit nga kryeministri Sali Berisha pas ngjitjes së tyre në Kilimanxharo.
Gjatë këtij takimi ata i premtuan kryeministrit ngjitjen në Everest për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë duke marrë mbështetjen e tij të plotë në këtë sipërmarrje sa të vështirë aq edhe madhështore.
Mateo, maturanti në gjimnazin “Sami Frashëri”, kthehet pas ngjitjes së suksesshme në Everest në lartësinë 8848 metra.
Bashkëmoshatarët e tij, nxënës të shkollës “Sami Frashëri” dhe anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe kryetari i FRPD Gerti Bogdani, i rezervuan një pritje prej kampioni në aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza”.
Me të mbërritur në Tiranë, Mateo Begeja rrëfeu se “të valëvitësh flamurin shqiptar në majën e Everestit ishte një moment shumë i veçantë”.
“Është nder, krenari që i shërbeva kombit shqiptar dhe sportit shqiptar për 100 vjetorin e Pavarësisë . U kthyem me këtë simbol at e bir duke realizuar edhe rekordin botëror”, u shpreh Mateo.
Delegacioni shqiptar përbëhet nga gjashtë alpinistë, të cilët do të kthehen në Shqipëri më 6 qershor.
Alpinistët shqiptarë shënuan një nga rezultatet më të mira të të gjitha kohërave në sportin e alpinizmit në Shqipëri, pasi u ngjitën të tërë në majën e Everestit.
Ekipi shqiptar, i cili u nis nga Tirana më 2 prill, përbëhet nga alpinistët Mateo Begeja (19 vjeç), Erli Rudho (22 vjeç), Gerti Pishtari (25 vjeç), Fation Plaku (37 vjeç), Gjergj Bojaxhi (38 vjeç) dhe Xhim Begeja (47 vjeç).
Ekspedita “Everest 2012” u ndërmor në kushtet më ekstreme të motit dhe të lartësisë, dhe është iniciativë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.
Kjo iniciativë u sponsorizua nga Vodafone Albania, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë Kulturës dhe Sporteve si dhe një bankë private.
mit/noa.al

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: