MPJ: Të çmontohen strukturat paralele në Kosovë (VIDEO)
Transmetuar më 01.06.2012 17:13
Tiranë, 1 qershor 2012, NOA - Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë (MPJ) ka reaguar sot për situatën në veri të Kosovës. Me anë të një deklarate Ministria e Jashtme dënon ashpër dhunën e përsëritur të strukturave paralele dhe bandave kriminale serbe kundër trupave paqeruajtës të KFOR-it në fshatin Rudarë.

“MPJ mbështet vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ushtrimin e sovranitetit të saj, vendosjen e rendit e ligjit për të siguruar lirinë e lëvizjes në të gjithë territorin, në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

Nga ana tjetër, MPJ kërkon dënimin e autorëve që plagosën paqeruajtësit në këtë zonë të Kosovës. “Duke i uruar shërim të shpejtë paqeruajtësve të plagosur në aksionin për të siguruar lirinë e lëvizjes në veri të Kosovës, theksojmë se nxjerrja para drejtësisë e autorëve të dhunës, si dhe çmontimi i strukturave paralele e kriminale serbe të sigurisë janë imperative për të vendosur rendin dhe ligjin edhe në këtë pjesë të vendit”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Më herët edhe Bashkimi Europian shprehu shqetësimin për situatën në veri. Zëdhënësja e baroneshës Katherine Ashton, Maja Koçijançiç ka kërkuar ruajtjen e qetësisë dhe shmangien e tensioneve.

“Është një operacion i KFOR-it për të hequr barrikadat. Atje kanë nisur akte dhune. Për ne, parimi i lirisë së lëvizjes është një nga parimet kryesore. Kjo çështje është adresuar edhe në dialogun Kosovë-Serbi. Ne jemi në kontakt me partnerët e NATO-s. Në raste të tilla nxisim të gjithë të tregojnë përmbajtje nga aktet e dhunës dhe bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë”, u shpreh Koçijançiç, raporton noa.al.

a.k/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Për kë do të votoni më 23 Qershor?

PD- Partia Demokratike
PS- Partia Socialiste
LSI-Lëvizja Socialiste për Integrim
PDIU-Partia për Drejtësi dhe Integrim
PBDNJ-Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
FRD-Fryma e Re Demokratike
PR-Partia Republikane
AK-Aleanca KuqeZi

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania