Eurovizioni, Kryeministri Thaçi pret në takim Rona Nishliun
Transmetuar më 31.05.2012 18:53
Hashim Thaçi, Rona Nishliu
Prishtinë, 31 maj 2012, NOA- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim këngëtaren kosovare, Rona Nishliu, pas suksesit në Festivalin Evropian të Këngës  Eurovizion 2012, ku u rendit e 5-ta në natën finale.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri Thaçi i shprehu këngëtares Rona Nishloi urimet më të thella për suksesin dhe përfaqësimin dinjitoz të vlerave të Kosovës nën flamurin kombëtar shqiptar në festivalin e Këngës Evropiane - Eurovizion 2012.

Në fjalën e tij siç informon noa.al, Thaçi u shpreh se, “Me interpretimin tuaj të veçantë dhe shumë profesional, me emocionet prej një artisteje të vërtetë, treguat cilësi kulmore, duke u vlerësuar lartë prej publikut evropian dhe prej profesionistëve evropianë të muzikës. Suksesi juaj në skenën impozante të Eurovizionit është dëshmia më e mirë që të rinjtë e Kosovës kanë vlera dhe potencial të madh në të gjitha fushat, posaçërisht në kulturë, art, shkencë dhe sport. Ju me performancën tuaj muzikore përfaqësuat në mënyrën më të mirë të mundshme, Evropianët e rinj, prezantuat vlerat evropiane të shtetit demokratik të Kosovës”.

Në vijim ai shtoi se Qeveria e Kosovës është e vendosur dhe po punon fuqishëm që në një periudhë të afërt të rinjtë tanë të kenë mundësi të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në gara të ndryshme anë e kënd botës.

Nga ana e saj, Rona falënderoi Kryeministrin Thaçi për mbështetjen e treguar dhe u shpreh e inkurajuar nga përkushtimi dhe vizioni i Qeverisë së Kosovës për të fuqizuar angazhimet në krijimin e mundësive që edhe artistët kosovarë në mënyrë zyrtare të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në festivale të ndryshme ndërkombëtare.

a.y/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania