Vrau shqiptarin, dekorohet polici italian
Transmetuar më 31.05.2012 17:15
Foto ilustruese
Seriate, 31 maj 2012, NOA/A.Ymeraj- Për 9 vjet rresht emri i tij lakohej si vrasësi i 19 vjeçarit shqiptar Julian Alikaj. Agjenti i forcave të policisë Rrugore në Seriate të Italisë, Agatino Russo, qëlloi dhe vrau të riun shqiptar i cili ishte duke u arratisur me një makinë të vjedhur nëpër fusha si një shteg për tu arratisur.

Ngjarja daton më 2 dhjetor të vitit 1997, ku polici Russo u gjykua për vrasje pesë herë rresht.

“Arma u shkrep aksidentalisht sepse u pengova dhe rashë”, ka thënë gjatë gjithë kohës polici, raporton noa.al, por për Gjykatën e Bergamos vdekja e shqiptarit ishte vrasje e qëllimshme.

Polici kaloi 9 vjet në burg dhe më pas u lirua, por emri i tij së fundmi shihet në letra të ndryshme, ai vlerësohet bashkë me 13 policë të tjerë për merita të veçanta.

Ndërsa motivacioni ndaj tij ishte se për kontributin e dhënë kundër trafikut ndërkombëtarë të lëndëve narkotike.

Nga ana e drejtuesve të policisë thuhet se vlerësimi dhe medalja ndaj tij është tjetër çështje, pasi ai i ka mbyllur hesapet me drejtësinë për vrasjen e shqiptarit Julian Aliakaj.

Por familja e shqiptarit të vrarë tashmë i është drejtuar Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Në muajin mars të vitit 2011 kjo gjykatë e detyroi shtetin italian që ti paguajë motrës dhe prindërve të shqiptarit 155 mijë euro.

Kjo gjykatë arriti në përfundimin se hetimet për vrasjen e Julianit ishin kushtëzuar nga policia.

Tashmë shteti ka paguar ndaj familjes 155 mija euro, ndërsa u kërkua rishikimi i vendimit të Gjykatës Europiane por kjo kërkesë u hodh poshtë, ndërsa Ministria e Drejtësisë duhet të paguajë 15 mijë euro për zgjatjen e procesit të gjykimit, shumë kjo e papaguar ende.

Gjithashtu Ministria e Brendshme u dënua me 670 mijë euro gjobë.

Sakaq avokati i familjes Alikaj bën me dije se çështja është në gjykim në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, nën argumentin se një vrasës nuk mund të dekorohet.

a.y/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

NON E NIENTE .... Postuar me 2012-06-01 16:52:05
E CHE E SOLTANTO UN PEZO DI MERDA STO CARRAMABA

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania