PDIU: Udhërrëfyesi i vizave për Kosovën i vonuar
Transmetuar më 31.05.2012 14:55
Tiranë, 31 maj 2012, NOA – “Vendimi i Bashkimit Evropian për dorëzimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave me Kosovën më 14 qershor përbën një hap të rëndësishëm për heqjen e vizave edhe me Kosovën”.

Kështu shprehet Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), e cila vlerëson se ky vendim është tejet i vonuar, pasi sipas saj, të gjitha procedurat për liberalizimin e vizave me Kosovën duhet të kishin përfunduar, në mënyrë që të mos ekzistojë asnjë “vrimë e zezë” në Ballkan, nga ana e Bashkimit Evropian.

PDIU përshëndet këtë vendim, i cili është në shërbim të bashkëkombësve në Kosovë, duke inkurajuar se duhet ecur me hapa më të shpejta.

Në këtë drejtim, PDIU i bën thirrje shtetit shqiptar që t’i ofrojë Kosovës të gjithë asistencën dhe përvojën e vet në lidhje me detyrimet për liberalizimin e vizave, procedurë që Shqipëria e ka tejkaluar vetëm tre vite më parë.

mit/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania