Krim në Sarandë, 65-vjeçari vret gruan dhe veten
Transmetuar më 31.05.2012 08:58
Sarandë, 31 maj, 2012, NOA – Një 65-vjeçar ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe më pas është vetëvrarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës. Fatmir Leli ka vrarë bashkëshorten e tij, Fëllënxa Leli, 57 vjeçe, pas një konflikti që kanë pasur.

Sipas të dhënave të para ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, në fshatin Berdenesh, rreth 2 km larg Sarandës.  Policia ka shkuar menjëherë në vend ngjarje dhe po heton për movitet që çuan në vdekjen e dy personave.

Fillimisht mësohet se çifti është grindur në banesë. Pas zënkës me tone të larta, Fatmir Leli ka shkuar dhe ka marrë armën, duke vrarë gruan e tij.

a.k/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania