Qeveria
e
Kosovës
LAJME DITE
Prishtinë, 30 maj 2012, NOA - Me iniciativë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës vendosi të akordojë njëzetë mijë euro ndihmë për Italinë, pas tërmetit të fuqishëm të së martës që goditi veriun e Italisë, duke shkaktuar 17 viktima, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Vendimi u mor në mbledhjen e kabinetit qeveritar të mërkurën.
Gjatë mbledhjes, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, propozoi akordimin e shumës prej 20 mijë eurosh për të ndihmuar Qeverinë dhe qytetarët e Italisë, pas tërmetit të ndodhur në veri të Italisë.
Hoxhaj bëri të ditur se në emër të Qeverisë i ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta ministrit të Jashtëm të Italisë, Guilio Terzi, ndërsa theksoi se Republika e Kosovës ka marrëdhënie të shkëlqyera me Italinë.
“MPJ-ja i ka mjetet në dispozicion dhe do të ishte një vendim simbolik i simpatisë dhe mbështetjes sonë”, tha ministri Hoxhaj, duke argumentuar dhënien e ndihmës simbolike. Propozimi i ministrit Hoxhaj është miratuar nga kabineti qeveritar.
mit/noa.al

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: