Kryeministri takohet me Rona Nishliun, flet mbi këngën tonë në Eurosong (FOTOT)
Transmetuar më 29.05.2012 18:52

Berisha pret në takim këngëtaren Rona Nishliu dhe ekipi shqiptar


Berisha pret në takim këngëtaren Rona Nishliu dhe ekipi shqiptar, menjëherë pas kthimit nga Baku (Azerbajxhan)

Tiranë, NOA.al/ R.Bulku - Menjëherë pas kthimit nga Baku (Azerbajxhan) ku mori pjesë në Festivalin Evropian të këngës - Eurovizion 2012 dhe u rendit e 5-ta në natën finale, këngëtarja Rona Nishliu dhe ekipi shqiptar u pritën në një takim nga Kryeministri Berisha, raporton noa.al.

Kryeministri i shprehu Rona Nishliut urimet më të përzemërta për suksesin e shkëlqyer të saj në Eurovizion dhe e konsideroi atë si një sukses të shumëfishtë, duke theksuar këtu se ajo, me interpretimin dhe këngën e saj, arriti të tërheqë fuqishëm vëmendjen e mediave ndërkombëtare, që në natën gjysmëfinale të festivalit.

Në finale, vijoi Berisha, ”ju ishit zëri absolut i festivalit, interpretimi më i shkëlqyer, ishit një përfaqësim shumë dinjitoz dhe arritje e madhe për gjithë shqiptarët, për Shqipërinë dhe për Kosovën”. Edhe për sa i përket vlerësimit, Kryeministri shprehu kënaqësinë për mbështetjen e madhe që pati nga të gjitha vendet. Ai theksoi se përfaqësimi dinjitoz i Ronës në Eurovizion është dhurata më e bukur që kënga shqiptare i bën Shqipërisë në këtë 100 vjetor të pavarësisë.

Nga ana e saj, këngëtarja Rona Nishliu tha: “Ndihem e privilegjuar që sot ndodhem këtu në këtë takim me ju dhe ju falënderoj jashtëzakonisht shumë për mbështetjen dhe telefonatën që më bëtë menjëherë pas festivalit, e cila ka qenë befasia më e këndshme, gjë që më bëri të ndihem edhe më krenare për atë që realizova në skenë”, u shpreh këngëtarja Rona Nishliu.

Berisha pret në takim këngëtaren Rona Nishliu


Ajo i përcolli Kryeministrit emocionet që kishte ndier tek shikonte flamurin shqiptar, gjatë renditjes së pikëve, që shfaqej në mesin e 5 flamujve më të votuar të Evropës.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar, z. Petrit Beci, u shpreh se ekipi shqiptar që shoqëronte Ronën në këtë kompeticion e që ka përjetuar nga afër vlerësimin e të gjitha ekipeve të vendeve përfaqësuese në festival, u ndie shumë krenar për këngën e Ronës.

Beci theksoi se ky sukses është një obligim më shumë për të vijuar traditën më të mirë të Festivalit të këngës në RTSH, duke promovuar talente shqiptare, që më pas përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë në skenën evropiane.

Kurse z. Berisha i dhuroi këngëtares Rona Nishliu çelësin Sol, të punuar në filigram me një dedikim të veçantë në shenjë mirënjohjeje ndaj përfaqësimit dinjitoz që i bëri Shqipërisë në Eurovizion. r.b/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Për kë do të votoni më 23 Qershor?

PD- Partia Demokratike
PS- Partia Socialiste
LSI-Lëvizja Socialiste për Integrim
PDIU-Partia për Drejtësi dhe Integrim
PBDNJ-Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
FRD-Fryma e Re Demokratike
PR-Partia Republikane
AK-Aleanca KuqeZi

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania