Negociatat për anëtarësim, BE: Serbia të heqë strukturat paralele në veri
Transmetuar më 27.05.2012 16:50
Beograd, 27 maj 2012, NOA - Drejtori menaxhues për Evropën dhe Azinë Qendrore në Shërbimin Evropian të Punëve të Jashtme, Mirosllav Lajçak i ka tri kushte Serbisë, të cilat duhet të përmbushen nga Serbia për të marrë datën e negociatave për anëtarësim në BE, deri në fund të vitit.

Por, ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç i cilësoi kushtet të papranueshme, bëjnë me dije mediat serbe të cilat nënvizojnë se Jeremiç është takuar me Lajçak.

Duke cituar burime brenda takimeve, mediat në Beograd shkruajnë se njëri nga kushtet ka të bëjë me heqjen e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës, ndërsa tjetri me heqjen dorë nga politika “Edhe Evropa, edhe Kosova”, citon RTK.

Sipas mediave zyrtarët në Beograd i kanë refuzuar kërkesat.

Autoritetet serbe këmbëngulin në politikën “Edhe Evropa, edhe Kosova”, duke thënë se do të ndjekin edhe rrugën e integrimit, por edhe të “sovranitetit mbi Kosovën”. Gjermania, kohë më parë, i ka kërkuar Beogradit të heqë dorë nga institucionet paralele në veri të Kosovës, si kusht për të avancuar në rrugën e integrimeve evropiane.

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania