Rona Nishliu e 5-ta në 42 shtete, lista e plotë dhe pikët (VIDEO)
Transmetuar më 27.05.2012 00:17
Suedia me 372 pikë është fituesja e Festivalit Europian 2012 që u zhvillua në Baku, Azerbajxhan dhe përfundoi pak çaste më parë. “Suus”, kënga e interpretuar nga Rona Nishliu, që përfaqësoi shqiptarët në festivalin e përvitshëm evropian, Eurosong, u rendit në vendin e pestë pas votimit që u krye nga 42 shtete njëri pas tjetrit. “Suus” në fakt ndryshe nga vitet e tjera që prezantohej Shqipëria, mori herë pas here pikë të çmuara deri maksimale nga shtete evropiane, por gjithsesi ajo nuk i shpëtoi dot votimit gjeopolitik. Megjithatë ajo në tërë gjysmën e parë të 42 shteteve ishte thuajse gjithnjë e pesta në renditje.

Në votim morën pjesë 42 shtete. Si çdo vit rëndom edhe sivjet nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Votimi ishte kryekëput gjeopolitik, ku vendet ish-sovjetike votonin kryesisht rrotull njëra tjetrës, vendet nordike për njëra-tjetrën dhe vendet evropiano-perëndimore ndanin mes tyre votat.

Juria e Shqipërisë i ndau votat e saj nga 1 votë për Serbinë e deri 7 për Italinë, 8 për Maqedoninë, 10 për Turqinë dhe 12 për Greqinë.

Mali i Zi i dha 10 pikë Shqipërisë dhe 12, Serbisë.

Rumania 1 votë ia dha Shqipërisë dhe maksimalen 12 pikë e dha për Moldavinë

Austria i dha 8 pikë Shqipërisë dhe 12 maksimalet, për Suedinë.

Ukraina ia dha 12 pikët Azerbajxhanit dhe asnjë pikë Shqipërisë.

Bjellorusia i dha 12 pikët maksimale Rusisë dhe asnjë pikë Shqipërisë.

Belgjika i dha 10 pikë Shqipërisë dhe 12 maksimalet Suedisë.

Azerbajxhani, vend mikpritës i dha 10 pikë Rusisë dhe 12 Turqisë dhe asnjë Shqipërisë.

Malta i dha një pikë vendit tonë dhe 12, Azerbajxhanit mikpritës.

San Marino vlerësoi me maksimalet 12 pikë Shqipërinë.

Franca dha 12 pikë për Suedinë dhe asnjë për Shqipërinë.

Mbretëria e Bashkuar dha 12 pikët maksimale për Suedinë.

Turqia i dha 5 pikë vendit tonë që ne i dhamë 10 pikë, si dhe 12 Azerbajxhanit.

Greqia i dha Shqipërisë 10 pikë ndërkohë që ne i dhamë 12 pikët maksimale dhe 12 pikët maksimale ia dha Qipros.

Bosnje-Hercegovina dha 6 pikë për ne dhe 12 pikët maksimale ia dha FYROM-it (Maqedonisë).

Moldavia i dha votat e saj kryesisht për vendet ish-sovjetike, ku 8 për Ukrainën, 10 për Azerbajxhanin kurse 12 maksimalet për Rumaninë. Ndërsa nuk i dha asnjë pikë Shqipërisë.

Bullgaria i dha 12 pikët maksimale për Serbinë dhe asnjë pikë për Shqipërinë.

Zvicra dha 12 pikët maksimale për Shqipërinë.

Sllovenia i dha 3 pikë Shqipërisë dhe 12 pikët maksimale ia dha Serbisë.

Qipro i dha Greqisë 12 pikë ashtu siç bëri edhe Greqia me të, duke i kthyer kështu reston dhe duke treguar edhe një herë votimin e pastër gjeopolitik.

Kroacia po ashtu bëri votim gjeopolitik. Ajo i dha 5 pikë Shqipërisë dhe 12 pikët maksimale i dha për Serbinë.

Sllovakia ia dha votat e saj për vendet ish-jugosllave dhe nuk dha asnjë pikë për Shqipërinë.

FYROM - Maqedonia i dha Shqipërisë 12 pikët maksimale i akordoi për Shqipërinë ndërkohë që ne i dhamë 8 pikë.

Holanda i dha 12 pikët e saj maksimale për Suedinë dhe asnjë pikë për Shqipërinë.

Portugalia i dha 12 pikët e saj maksimale për Spanjën dhe asnjë pikë për Shqipërinë.

Islanda i dha 12 pikët e saj maksimale për Suedinë dhe asnjë pikë për Shqipërinë.

Suedia i dha një pikë Shqipërisë dhe 12 maksimalet ia dha Qipros.

Norvegjia i dha 12 pikët e saj maksimale për Suedinë dhe asnjë për Shqipërinë.

Lituania i dha 12 pikët e saj për Azerbajxhanin dhe asnjë pikë për Shqipërinë.

Estonia dha 12 pikët për Suedinë dhe asnjë pikë për Shqipërinë.

Danimarka dha 5 pikë për Shqipërinë dhe 12 pikët për Suedinë.

Latvia dha 1 pikë për vendin tonë dhe 12 për Suedinë.

Spanja dha 12 pikë për Suedinë dhe asnjë pikë për Shqipërinë.

Finlanda dha 6 pikë për ne dhe 12 pikë për Suedinë.

Gjeorgjia dha 3 pikë për ne dhe 12 për Lituaninë.

Italia i dha 12 pikët maksimale për Shqipërinë dhe kjo e kuptueshme pasi shqiptarët në Itali kanë votuar me sms masivisht për këngën shqipe.

Serbia na dha një pikë dhe 12 për FYROM-Maqedoninë.

Gjermania dha 6 pikë për ne.

Rusia dha 12 pikët e saj për Suedinë dhe asnjë për Shqipërinë.

Hungaria dha 8 pikë për ne dhe 12 për Suedinë.

Izraeli i dha 12 pikët për Suedinë dhe asnjë për Shqipërinë.

Irlanda mbylli procesin e votimit dhe i dha 12 pikët e saj maksimale për Suedinë.

Pikët që mori kënga “Suus”

10 pikë nga Mali i Zi

1 pikë nga Rumania

8 pikë nga Austria

10 pikë nga Belgjika

1 pikë nga Malta

12 pikë nga San Marino

5 pikë nga Turqia

10 pikë nga Greqia

6 pikë nga Bosnje-Hercegovina

12 pikë nga Zvicra

3 pikë nga Sllovenia

5 pikë nga Kroacia

12 pikë nga FYROM – Maqedonia

1 pikë nga Suedia

5 pikë nga Danimarka

1 pikë nga Latvia

6 pikë nga Finlanda

3 pikë nga Gjeorgjia

12 pikë nga Italia

1 pikë nga Serbia

6 pikë nga Gjermania

8 pikë nga Hungaria

Këngët finaliste

VIDEO: Rona Nishliu shpërthen në Eurovision 2012

UNITED KINGDOM - Engelbert Humperdinck - Love Will Set You Free
HUNGARY - Compact Disco - Sound Of Our Hearts
ALBANIA - Rona NIshliu - Suus
LITHUANIA - Donny Montell - Love Is Blind
BOSNIA & HERZEGOVINA - Maya Sar - Korake Ti Znam
RUSSIA - Buranovskiye Babushki - Party For Everybody

VIDEO: Rusia tallet me Eurovision, dërgon 6 plaka për të kënduar

ICELAND - Greta Salóme & Jónsi - Never Forget
CYPRUS - Ivi Adamou - La La Love
FRANCE - Anggun - Echo (You And I)
ITALY - Nina Zilli - L'Amore È Femmina (Out Of Love)
ESTONIA - Ott Lepland - Kuula
NORWAY - Tooji - Stay
AZERBAIJAN - Sabina Babayeva - When The Music Dies
ROMANIA - Mandinga - Zaleilah
DENMARK - Soluna Samay - Shoud've Known Better
GREECE - Eleftheria Eleftheriou - Aphrodisiac
SWEDEN - Loreen - Euphoria
TURKEY - Can Bonomo - Love Me Back
SPAIN - Pastora Soler - Quédate Conmigo (Stay With Me)
GERMANY - Roman Lob - Standing Still
MALTA - Kurt Calleja - This Is The Night
F.Y.R. MACEDONIA - Kaliopi - Crno I Belo
IRELAND - Jedward - Waterline
SERBIA - Željko Joksimović - Nije Ljubav Stvar
UKRAINE - Gaitana - Be My Guest
MOLDOVA - Pasha Parfeny - Lăutar

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania