Tiranë, 26 maj 2012, NOA- Sipas MeteoAlb, në vendin tonë, dita sot ka nisur me kthjellime pothuajse në të gjithë territorin e vendit por duke ju afruar orëve të mesditës do të ketë shtim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu në të gjithë territorin por më të theksuara do të jenë në zonat malore.
Edhe gjatë pasdites do të mbetemi në të njëjtat kushte meteorologjike ku vranësirat dhe shirat e dobët do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të vendit por gjatë kësaj kohe do të ketë edhe intervale me kthjellime, kryesisht në ultësirën perëndimore. Në mbrëmje dhe gjatë natës i gjithë territori do të jetë në ndikimin e kthjellimeve.
Në mëngjes, temperaturat kanë pësuar një rënie të lehtë por mesdita nuk ka sjellë ndryshim të temperaturave krahasuar me ditën e djeshme.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 32 km/h dhe drejtim kryesisht perëndimor - jugperëndimor, kjo do të bëjë që në Adriatik dhe Jon dallgëzimi të jetë 3 ballë.
Europa
Sot, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët do të jetë prezent, kjo si rezultat i vendosjes së qendrave me presion të lartë atmosferik mbi këto rajone. Përjashtim bëjnë Europa qendrore dhe rajoni i Mesdheut, kryesisht Mesdheu lindor të cilat do të dominohen nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme gjatë gjithë ditës, kjo për shkak të vendosjes së një qendre me presion të ulët atmosferik si edhe pozicionimit të një sistemi frontal mbi këto zona. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm do të paraqiten Alpet Europiane por reshjet do të jenë në sasi më të pakta.
a.y/noa.al

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: