Franceska: E shikoj veten në finale
Transmetuar më 17.04.2012 08:47
Françeska dhe Dritani dalin në kopsht e fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin, për sa i përket debatit që ka ndodhur midis Gracianos e Erionit. Françeska mendon se ata debatojnë për të rënë në sy që janë aktivë brenda shtëpisë dhe kjo gjë nuk i pëlqen. Më pas ajo fillon që të komentojë Gertën dhe sjelljet e saj me banorët e tjerë. Françeska mendon se Gerta ka hyrë fuqishëm në shtëpi, por kjo ka zgjatur vetëm për një javë, sepse që në momentin që u afrua me Liamin dhe Arbrin, ajo ka rënë në qetësi. Ndërsa Dritani i tregon se ka biseduar me Gertën dhe e di që ajo nuk po futet në grupin e tyre, por thjesht po i rri afër, duke i lënë ata që të bëjnë lojën e tyre.

Françeska tregon për relatat e saj me Gertën. Ajo thotë se në fillim i ka qëndruar afër, por kur ka parë sjelljen tendencioze të Gertës karshi Ermalit, atëherë Françeska është detyruar që të distancohet dhe t’ia tregojë vendin. “Është pozicionuar tashmë ajo”, i thotë Dritani, ndërsa Françeska mendon se ajo nuk po logjikon për veprimet që bën.
Më pas fillojnë që të flasin për Gentën, duke marrë shkas nga disa fjalë të Dritanit, i cili thotë: Edhe Genta e lëkundur është”. Françeska e pranon këtë gjë dhe thotë se shpesh ia ka vënë në dukje. Ndërsa Tani tregon për një situatë, ku i ka kërkuar Françeskës që të jetë indiferente ndaj disa banorëve dhe këtë gjë Genta shkoi dhe ua tregoi. Françeska thotë se ia ka bërë të ditur edhe Ermalit që nuk duhet ta mbajnë Gentën afër tyre, por është Ermali që ka bërë këtë zgjedhje. “Unë jam shumë mirë vetëm me Ermalin”, shprehet Françeska. Edhe Françeska mendon se Genta nuk ka karakter të qëndrueshëm.

Më pas, diskutojnë për marrëdhëniet midis banorëve dhe finalen. Françeska mendon se e shikon veten më afër në finale, krahasuar me banorët e tjera. Ndërsa Dritani mban qëndrim asnjanës lidhur me këtë temë.
Gjithçka ndodh tek Big Brother 5

Transmetim Live i Big Brother 5

noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania