Rrihte dhe kërcënonte gruan me video të nxehta, arrestohet 41-vjecari
Transmetuar më 23.08.2012 09:40

Pamje ilustruese

 

Gjirokastër, 23 gusht 2012, NOA - Një 41-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar pasi ka dhunuar gruan e tij me qëllim për ta detyruar të prostituohet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 18 shtatori dhe personi i arrestuar është Mihal Koronin, 41-vjeç. Ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes e tij, si dhe ka tentuar ta shfrytëzojë për prostitucion. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një aparat celular, ku brenda tij kishte 10 video me përmbajtje për të rritur që ia kishte bërë bashkëshortes së tij.

Policia bën të ditur se gruaja e dhunuar, me inicialet Z.G dhe e moshës 30-vjeç është paraqitur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe ka denoncuar bashkëshortin e saj, Mihal Koroni, i cili prej katër vjetësh e dhunonte fizikisht, duke i shkaktuar plagë në trup e fytyrë, pasi kërkonte që bashkëshortja e tij të pranonte të prostituonte.

Gruaja 30-vjecare ka deklaruar para bluve të Gjirokastrës se kohët e fundit, Koroni i kishte bërë edhe disa video me përmbajtje për të rritur me celularin e tij, duke i bërë presion bashkëshortes që të pranonte të prostituonte, në të kundërt videot do t’i shpërndante në internet.

Nga kontrolli që iu bë shtetasit të arrestuar i’u gjet një celular, ku ishin ruajtur edhe 10 video të nxehta. Gruaja Z.G, kishte rreth katër muaj që kishte ikur nga shtëpia e bashkëshortit dhe ishin në prag të divorcit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese mbetur në tentativë”. a.k/noa.al
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe ato që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi cfarëdo baze tjetër të paligjshme.