Parashikimi i motit për 20 gusht 2012
Transmetuar më 19.08.2012 20:11
Tiranë, 19 gusht 2012, NOA- Sipas MeteoAlb, ditën e nesërme kthjellime dhe vranësira të lehta do të karakterizojnë motin në zonat bregdetare dhe ato të ulëta ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në zonat malore veriore dhe verilindore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të qëndrueshme atmosferike dhe për pasojë zonat e ulta dhe ato bregdetare do të mbeten në ndikimin e motit të kthjellët, ndërsa në zonat malore do të ketë grumbullim të vranësirave më të dukshme në veri të vendit. Parashikohet që kjo situate e motit të na shoqërojë edhe gjate natës.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës.

Era do të fryjë mesatare në toke dhe deri e fortë në det (kryesisht në Jon) duke arritur shpejtësi deri 50 km/h nga Veri-Veriperëndimi, për pasojë dallgët në brigje do të jenë 2 ballë ndërsa në det të hapur do të lartësohen në 6 ballë.

Europa

Ishujt Britanikë dhe pjesa më e madhe e Evropës Qendrore do të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe shirave.

Herë pas here vranësirat do të zhvillohen duke intensifikuar shirat në këto zona.

Me vranësira dhe shira të dobët dhe afat-shkurtër parashikohet të jetë edhe Europa Lindore por në këto vende, do të ketë edhe kthjellime të herë pas hershme.

Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të karakterizojnë kushtet e motit në Europën Jugperëndimore dhe vendet Mesdhetare.

 
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe ato që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi cfarëdo baze tjetër të paligjshme.