Bukuroshja Juela Meçani, pushime animaliste dhe foto “të nxehta” në plazhin e Vlorës
Transmetuar më 19.08.2012 19:55
Vlorë, NOA.al - Ndonëse plazhet e fqinjëve tanë, si Greqia, Italia apo dhe më tej Kroacia, Turqia e Spanja ofrojnë shumë më tepër, ajo nuk tundohet lehtë që të shkojë tek to.

Edhe këtë vit, e ka ndarë mendjen se bregdeti i jugut është më i miri për të dhe kështu bëri. Prej ditësh gjendet në Vlorë dhe shijon ujin e pastër të detit Jon dhe herë rërën e mrekullueshme, pse jo kurative, dhe herë gurët shkëmborë që ndonëse janë të bezdisshëm për të ecur lirisht, të shkaktojnë një kënaqësi të veçantë në shijimin e ambientit.

Bukuroshja Juela Meçani që të gjithë e mbajmë mend prej vitesh si Miss Fotozhenia e Shqipërisë, aktualisht këshilltare e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, shfaqet në këto foto, plot hir dhe shumë “çokollatë” në trup.

Ne kemi siguruar disa foto të Juelës dhe ju i shikoni përbri këtij lajmi. Juela frekuenton plazhet matanë Ujit të Ftohtë dhe siç e shikoni, edhe pse 18 vjet pasi fitoi konkursin e Bukurisë shqiptare, është në një formë të shkëlqyer fizike.

Nën shoqërinë e të motrës që nuk i ndahet asnjëherë dhe të plot shoqërie që i gjendet shpesh pranë, Juela po bën edhe pushime animaliste.

Në fotot ju mund të shihni se si ajo përkëdhel qenin e saj të preferuar. Thotë se e ka shumë xhan dhe nuk e lë vetëm as për pushime.

Dhe duket se këto pushime po zgjasin ca për Juelën që me këtë ngjyrë bronzature që ka marrë, me siguri që nuk i është ndarë Diellit nga mëngjesi në darkë.

Ish-zëdhënësja për disa vite e Kryeministrit Sali Berisha, një ndër emrat kryesorë të zgjedhur në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, mesa duket po shijon pushimet e këtij gushti të nxehtë, për të ardhur me energji të reja në shtator...

a.b/noa.al

  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe ato që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi cfarëdo baze tjetër të paligjshme.

Geni Postuar me 2012-10-24 14:18:55
shikoejni http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
su luarasi Postuar me 2012-08-21 06:42:36
Woow, Rigo qenushi I\'m I bukur!!
noa.al Postuar me 2012-08-20 10:25:21
I dashur Genti, rri pa merak, fotot jane marre me lejen e personit!
erdj Postuar me 2012-08-20 09:47:42
e shpifur si ddreqi qenka.
Genti Postuar me 2012-08-19 17:27:35
Keni filluar tani te vidhni foto ne facebook!
Bravo noa.al