I nxehti afrikan stimulues i aktivitetit intim
Transmetuar më 06.08.2012 21:04
Shumë persona besojnë se vapa nuk është e mirë për jetën në çift, por sipas disa studimeve vërtetohet e kundërta.

Sepse aktiviteti seksual varet nga klima në të cilën jeton. Dhe sidomos në stinën e nxehtë të verës trupat zbulohen e duke shfaqur trupin nudo, rritet edhe tërheqja fizike mes partnerëve, raporton noa.al.

Aktiviteti seksual stimulohet nga temperaturat e larta dhe kryesisht pas një darke të shijshme, që favorizon gjithashtu edhe një gjumë qetësues.

Sipas ekspertëve amerikanë, dielli veror dyfishohen nivelet e testosteronit dhe rritjen e dëshirës seksuale. Kjo është ndoshta për shkak të faktit se rrezet diellore favorizojnë prodhimin e vitaminës D, e cila rrit prodhimin e hormonit.

Gjithashtu meshkujt tërhiqen më shumë pas fustaneve shumë të shkurtra të femrave, të cilat në këtë të nxehtë afrikan, praktikojnë pothuajse çdo ditë këtë veshje.

b.gj/noa.al
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe ato që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi cfarëdo baze tjetër të paligjshme.