Mos e bëj zemrën gur, por fal ... Pasi falja është e mirë për shëndetin tuaj.
E kjo jo vetëm nga pikëpamja shpirtërore siç mund të na vijë ndërmend me të parë, pasi na bën të ndihemi më të qetë me ndërgjegjen tonë.
Por se falja, paska edhe efekte reale pozitive dhe të dobishme për organizmin tonë.
Kështu, mëshira e bën trupin tonë të punojë më mirë dhe zemrën e presionin e gjakut në veçanti, i bën që të jenë më të rregullta në normativat e tyre.
Një fakt të tillë e ka treguar një kërkim i kryer nga Univerisiteti i Kalifornisë, i publikuar në revistën shkencore "Biobehavioural Medicines".
Studiuesit e tij, kanë analizuar sjelljen e 200 vullnetarëve, të cilëve iu kërkua të mendojnë për njëfarë kohe se një mik i ka lënduar ata.
Për 100 të parët, u kërkua të marrin në konsideratë mundësinë e faljes, ndërsa të tjerët të ishin në gjendje të shprehnin ndjenja zemërimi.
Të dy grupeve më pas, u është dhënë një pushim prej pesë minutash, dhe paskëtaj, matjet treguan se personat e përfshirë në grupin e tyre, reflektuan tregues më të përkeqësuar të shëndetit të tyre, si për shembull tensioni i lartë i gjakut apo rrahjet e zemrës.
Atëherë, thonë studiuesit, më mirë është të falni, pasi ul reaktivitetin e stresit dhe në tërësi, ju bën të ndiheni më mirë, se të zgjidhni të kundërtën.
e.t/noa

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: