Berisha-Ramës: Të heqim imunitetin në 6 gusht, voto draftin e përbashkët
Transmetuar më 25.07.2012 12:35
Tiranë, 25 korrik 2012, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së mbajtur gjatë mbledhjes  së Qeverisë Kryeministri Sali Berisha ka përsëritur edhe një herë ftesën ndaj rivalit të tij politik që në 6 gusht të votojë për heqjen e imunitetit, pas arritjes së projektit të përbashkët për të.

“Ftoj zotin Rama për të votuar më datën 6 gusht projektin e përbashkët për kufizimin e imunitetit, ndërsa u them qytetarëve se 6 gushti nuk është datë arbitrare, por është miratuar në Kuvend pa asnjë kundërshtim nga asnjë force politikë. E dikton rregullorja. Një proces i nisur nuk duhet të ndalohet kurrë, ndaj je i detyruar ta respektosh atë në mënyrën më të vendosur”, deklaroi Berisha, citon noa.al.

Sipas tij, neni dikton procesin kushtetues i cili është procesi më serioz që ka një parlament dhe ndryshimi është i përcaktuar në rregullore dhe se neni i ardhur nga Partia Socialiste pas përfundimit të raportit brenda 2 ose 3 javëve duhet të votohet dhe kjo korespondon me datën 6 gusht.

Edhe një herë Berisha theksoi se kryesocialisti dhe partia që ai drejton të mos mbeten peng të këshillit të miliarderëve.

a.y.noa.al
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe ato që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi cfarëdo baze tjetër të paligjshme.