Prishtinë, 25 korrik 2012, NOA- Poeti Ali Podrimja i cili u gjet i pajetë në Francë pritet të mbërrijë ditën e nesërme në Kosovë.
Ministria e Jashtme e Kosovës, ka marrë të gjitha masat dhe ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme për të sjellë në Kosovë trupin e poetit të madh kosovar, Ali Podrimja, i cili u gjet i vdekur të shtunën, në afërsi të qytetit Lodève të Francës.
Siç informon noa.al, me vendim të ministrit Enver Hoxhaj, Ministria e Jashtme përmes Ambasadës së Kosovës në Paris, përveç angazhimit maksimal për gjetjen e poetit Podrimja, tashmë ka përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme dhe ka aranzhuar plotësisht transportin e trupit të poetit Podrimja në atdhe.
Trupi i poetit Podrimja pritet të arrijë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nesër në ora 8 e 55 në mëngjes, nga Gjeneva.
Ambasada e Kosovës në Francë gjatë të premtes në Paris, do të mbajë një akademi përkujtimore për nder të jetës dhe veprës së poetit Podrimja, ku pritet të marrin pjesë trupi diplomatik i akredituar në Paris, përfaqësues të institucioneve franceze, poetë, shkrimtarë e intelektualë francezë si dhe qytetarë të tjerë.
a.y/noa.al

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: