Vrasje e dyfishtë te Shkëmbi i Kavajës, në gjendje kritike një tjetër
Transmetuar më 25.07.2012 12:12
Kavajë, 25 korrik 2012, NOA- Dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri mesditën e sotme në afërsi të Shkëmbit të Kavajës. Sipas të dhënave paraprake thuhet se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie, ndërsa viktimat janë identifikluar si Sulejman Shehu dhe Durim Pashallari.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve noa.al, se si i dyshuar për ekzekutimin e tyre me armë zjarri është shpallur në kërkim Ardian Traka.

Mësohet se një tjetër person është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, teksa të shtënat e armëve kanë krijuar panik te pushuesit.

Gjithsesi nga ana e uniformave bluvijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

a.y/noa.al
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe ato që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi cfarëdo baze tjetër të paligjshme.