Gjendet i vdekur inxhinieri i HEC-it të Ashtës, pak para vizitës së kryeministrit
Transmetuar më 15.06.2012 12:19
Një prej inxhinierëve austriakë të hidrocentralit të Ashtës është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm. Jozef  Shoeg 53 vjeç, banues në Austri është gjetur i pajetë sot në mëngjes rreth orës 08.30, në kontinierin e pushimit të tij.

I ndjeri humbi jetën për shkaqe natyrale sipas informacioneve të para. Ngjarja ndodhi pak minuta para se kryeministri Sali Berisha të zhvillonte një vizitë në këtë hidrocentral, vizitë e planifikuar.

Polica ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Sipas të dhënave të para, Shoeg nuk ka pasur datime në trup dhe vdekja mendohet se ka ardhur për shkaqe natyrale.

Trupi i pajetë i inxhinierit austriak është dërguar në morgun e spitalit në Tiranë, ku do të bëhet dhe ekzaminimi i tij për të mësuar shkaqet e vdekjes. a.k/noa.al
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe ato që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi cfarëdo baze tjetër të paligjshme.