Ish-Kryeministri britanik Gordon Brown akuzoi manjatin e mediave Rupert Murdoch të hënën për mashtrim të hetimeve qeveritare mbi etikën e shtypit me dëshminë jo të vërtetë që thoshte se Brown e kishte kërcënuar me luftë kompaninë e Murdokut.
Nga Guy Faulconbridge dhe Kate Holton
“Ky bashkëbisedim nuk ka ndodhur kurrë. Jam i tronditur dhe i habitur që merret parasysh”,- tha Brown për hetimin Leveson. “Kjo telefonatë nuk ka ndodhur. Nuk ka pasur asnjë kërcënim.”
“Është shokuese”,- tha Brown. “Kjo s’ka ndodhur. Nuk ka asnjë provë që ka ndodhur përveç dëshmisë së Z.Murdok, por kjo nuk ka ndodhur.
Murdok kishte dëshmuar nën betim për hetimin se Brown i kishte telefonuar në Shtator 2009 pasi gazeta Sun filloi të mbështeste Partinë Konservatore. Brown u angazhua për luftë kundër kompanisë së Murdokut.
“Ne po bisedonim më qetë se sa po bëjmë ne tani - ai tha, ‘Kompania juaj i ka shpallur luftë qeverisë sime, dhe ne s’kemi alternativë tjetër veçse t’i shpallim luftë kompanisë tuaj”,- tha Murdok në Prill për hetuesit.
I pyetur se si një kryeministër në detyrë mund të bëjë një kërcënim të tillë, Murdok tha për hetuesit: “Nuk mendoj se ishte në një gjendje të ekuilibruar mendore”.
Brown, i cili shërbeu si Kryeministër nga 2007 deri në 2010, tha se Murdoku gabohej për datën dhe për përmbajtjen e telefonatës. Një zëdhënës i News Corp refuzoi të komentonte në moment.
Deklaratat e dërguara nga këshilltarët e Brownit dhe të kontrolluara nga Reuters, nuk tregojnë asnjë kërcënim nga Brown për Murdok gjatë telefonatës.
Ndihmësit e Brownit, duke përfshirë këshilltarin e tij kryesor,drejtorin e strategjise dhe zëvëndës-shefin e stafit, thanë në një deklaratë të dërguar në Komisioni e ankimeve të shtypit se Brown nuk ka bërë kërcënime të tilla në telefonatën që u krye në Nëntor dhe jo në Shtator siç thotë Murdok.
“E dëgjova telefonatën mes Z.Brown dhe Z. Murdok në Nëntor të 2009,” tha Stewart wood, këshilltar i posaçëm pranë zyrës së kryeministrit, në një deklaratë të Tetorit 2011 që Reuters e ka kontrolluar.
“Në asnjë moment gjatë bisedës nuk kishte gjuhë kërcënuese të përdorur as nga Z. Broën, as nga Z. Murdok,” tha wood.
Në një nga deklaratat e tjera konfirmuese, deputeti Michael Dougher, shkruan: “ Në asnjë moment nuk e kërcënoi Z. Brown pozicionin e News International. Të dy zotërinjtë ishin shumë të mirësjellë dhe të qetë.”
Një ish- kryeministër britanik që e akuzon Murdokun për mashtrim nën betim të hetimeve, do ta nxijë reputacionin e mandatit më të fuqishëm të mediave në botë në një vend ku kanë selinë disa nga gazetat dhe transmetimet e tij më të mëdha.
Një komision parlamentar britanik i cili hetoi deklaratat e dhëna nga mediat e Murdokut të dala nga përgjimi i paligjshëm i telefonatave, tashmë ka dhënë mendimin se mandati i lindur në Australi nuk është i përshtatshme për drejtimin e një kompanie botërore.
Komiteti ndërpartiak parlamentar tha në Maj se Murdok ishte përfundimisht përgjegjës për përgjim të paligjshëm të telefonatave dhe se kishte gërryer perandorinë e tij mediatike dhe se kishte dridhur elitën politike britanike.
I biri i Brown.
Broën kundërshtoi gjithashtu dhe një version ngjarjesh që kishte dhënë zëvëndësja e murdokut, Rebekah Brooks, për një raport të Sun se djali katër muajsh i Brown ishte diagnostikuar më fibrozë kisti.
Brooks, një njeri i besuar i Murdokut që është akuzuar për ndërhyrje në hetimet e policisë për një skandal përgjimesh telefonatash, tha se Browns kishte dhënë miratimin e tij për historinë.
“Kurrë nuk kam kërkuar t’i fus fëmijët e mi në sferën publike,” tha Brown. Ai mohoi të kishte dhënë miratimin për publikimin e ngjarjes.
“Është e trishtueshme se edhe tani në 2012, anëtarë të stafit News International kanë ardhur në këtë hetim dhe vazhdojnë këtë trillim.”
Ish- kryeministri ka kërkuar nëse gazeta ka përgjuar në të dhënat mjekësore të djalit të tij për të bërë lajmin. Brooks mohoi dhe Murdok tha se lajmi doli kur prindi i një fëmije tjetër kishte folur për gazetën.
“Një baba në spital me të njëjtin problem na telefonoi,” tha Murdok në dëshminë e tij.
Por Brown tha për hetimin se Shërbimi Kombëtar për Shëndetin në Fife i kërkoi ndjesë familjes së tij sepse informacioni për djalin e tij kishte dalë nga stafi i tyre.
“Vetëm disa mjekë e dinin gjendjen e djalit tonë,” tha Bron.
Ai tha për NHS në Fife “tani besojeni se ka shumë e mundësi që e informacion i paautorizuar i dhënë nga një mjek ose punëtor i stafit të NHS që i dha mundësinë The Sun nëpërmjet këtij njeriu për të botuar këtë histori", tha Brown.
The Sun publikoi një shkrim në Korrik 2011 me titul “Browni gabim” i cili thoshte se burimi i historisë ishte një baba i mërzitur i cili kishte djalin me një crregullim gjenetik dhe se gruaja e Brownit kishte dhënë miratimin që gazeta ta publikonte ngjarjen.
Brooks tha në 11 Maj gjatë hetimit se një dhurim për një shoqatë humanitare që merrej me problemin e fibrozës se kistit ishte bërë me kërkesën e babait në fjalë.
Por Reuters ka parë kopjen e një letrë nga administratori i shoqatës Cystic Fibrosis Trust, Ed Owen, e cila thotë se nuk ka asnjë regjistrim për ndonjë dhurim nga The Sun apo News Internation në kohën e ngjarjes.
Gazeta The Sun raportoi nga ana e saj se lexuesit e saj kanë ndihmuar Cystic Fibrosis Trust të dyfishojë dhurimet kur doli historia për Frase. Por letra nga Cystic Fibrosis Trust tregonte se ata nuk kishin vënë re ndonjë rritje të ndjeshme të dhurimeve.
Pavarësisht se kush ishte burimi, tema e faqes së parë që tregon në detaje problemet e një fëmije 4 muajsh, ka shumë mundësi ta rrisë simpatinë për Brown i cili ka dalë shumë rrallë në publik lë kur la zyrën në 2010.
Në përshkrimin që Murdok i bëri mardhënies së tij me Brwënin – karriera politike e të cilit përfundoi kur ai humbi zgjedhjet përballë kryeministrit në detyrë David Kameron- përfshihen dreka ose darka ku merrnin pjesë dhe bashkëshortet e tyre dhe biseda që varionin nga bamirësia deri tek lufta në Afganistan.
Brooks tha në hetimin Leveson se ajo lidhi një shoqëri me Sarah Brown dhe se ato kishin pasur një “festë pizhamash” tek rezidenca zyrtare në fshat e kryeministrit bashkë me vajzën e Murdokut, Elizabetën dhe me gruan e tij Wendin.
Murdok tha se mardhënia e tyre u keqësua pasi kompanitë e tij mediatike kishin kundërshtuar Brown në zgjedhjet e 2010.
Brown tha në parlament në 2011 se News International ishte pjesë e një “vargu mediatik kriminal” që kishte thyer ligjin në shkallë të gjerë.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: